Autoritetet lokale në qytetin e okupuar ukrainas të Enerhodarit thanë se forcat ruse, në mënyrë të dhunshme kanë ndërprerë një tubim pro-ukrainas të shtunën, duke arrestuar disa pjesëmarrës.
Banorët e këtij qyteti, që gjendet në jug të Ukrainës, kishin dalë në rrugë duke kënduar himnin e Ukrainës, kur ushtarët rusë erdhën dhe arrestuan disa persona, thanë zyrtarët e administratës lokale.
“Pushtuesit po i shpërndajnë protestuesit duke shpërthyer eksplozivë”, thanë zyrtarët ukrainas përmes një postimi në Telegram, ku u postua edhe një video ku shihej se forcat ruse kishin përdorur shok bomba.
Po ashtu zyrtarët ukrainas thanë se katër persona janë plagosur si pasojë e granatimeve në një pjesë të këtij qyteti, por këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Masha, 26-vjeçare, duke shikuar telefonin e saj mobil, në një stacion metroje, që shërben si strehim nga sulmet e mundshme ajrore, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon. (Kiev, 25 mars)Një burrë duke ndezur një cigare brenda shtëpisë së tij të dëmtuar, ndërkohë që po vijon sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. (Krasilivka, 26 mars) Anna Yevdokinova duke qëndruar para shtëpisë së saj të dëmtuar. (Krasilivka, 26 mars) Victor, një burrë i plagosur, i cili ka thënë se është lënduar nga një granatim, duke qëndruar para një spitali. (Brovari, 19 mars) Danilo, 2-vjeçar, dhe motra e tij, Anya, 6-vjeçare, duke qëndruar në një stacion trenash, pas ikjes nga Odesa. (Uzhorod, 28 mars) Një grua duke pastruar rrënojat, në një shkollë të dëmtuar nga bombardimet. (Harkiv, 27 mars) Një qytetare duke qëndruar para një ndërtese banimi. (Mariupol, 19 mars) Një pjesëtar i trupave proruse, duke tymosur duhan brenda një ndërtese, e cila, sipas ushtrisë, më parë ishte pozicion luftimi i forcave të armatosura ukrainase. (Marinka, 22 mars) Një grua e ikur nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, duke përqafuar një fëmijë, në një kamp të përkohshëm. (Pshemyshël, Poloni, 28 shkurt) Një burrë duke kontrolluar një dritare të thyer gjatë sulmeve ruse. (Kiev, 26 shkurt) Një ushtarak i lënduar duke shikuar nga një ambulancë, pas një sulmi në një bazë ushtarake ukrainase. (Javoriv, 13 mars)