Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të vizitojnë sot Kievin për të diskutuar kërkesën e Ukrainës për armë më të fuqishme.
Vizita është paralajmëruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe është vizita e nivelit më të lartë të zyrtarëve amerikanë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë nuk i ka konfirmuar planet e udhëtimit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Nesër do të diskutojmë listën e saktë të armëve që janë thelbësore për ne dhe ritmin e dërgesave,” tha Zelensky.