Zonja e Parë e SHBA-ve me mbishkrimin në xhaketë përcjell mesazh shprese

 Zonja e Parë e SHBA-ve me mbishkrimin në xhaketë përcjell mesazh shprese

Në udhëtimin e tyre të parë jashtë shtetit që kur burri i saj Joe Biden u bë president, Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, pati një mesazh të thjeshtë në xhaketën e saj.

“DASHURI” ishte mbishkrimi i cili ishte i vendosur në pjesën e pasme të xhaketës.

“Epo, unë mendoj se ne po sjellim dashuri nga Amerika. Kjo është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitet në gjithë globin dhe mendoj se është e nevojshme që njerëzit të ndiejnë një ndjenjë uniteti nga të gjitha vendet dhe të ndiejnë një shpresë pas këtij viti të pandemisë”, ka thënë ajo.

Advertisement

Udhëtimi i parë jashtë vendit i Joe Biden ishte në Britani për një samit treditor të liderëve të G7. Përpara kësaj, presidenti amerikan u takua me kryeministrin britanik, Boris Johnson, shkruan Euroneës, përcjell Klankosova.tv

“Unë i thashë kryeministrit se kemi diçka të përbashkët: të dy u martuam me gra që janë mbi nivelin tonë”, iu tha Biden gazetarëve pasi ai dhe Jill u takuan me udhëheqësin britanik dhe gruan e tij Carrie, me të cilën ai u martua muajin e kaluar.

Takimi i G7 do të zhvillohet nga e premtja deri të dielën, e më pas ccifti Biden do të takojë Mbretëreshën Elizabetë për ccaj në Kështjellën Ëindsor.

Pas largimit nga Britania, presidenti Biden do të marrë pjesë në samitin e NATO-së dhe do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Advertisement

Të ngjashme