prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, më 11 qershor

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Milo Gjukanoviq
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të mbahen më 11 qershor.

“Duke zbatuar nenin 92, paragrafin 5, mora vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për 11 qershor”, tha Gjukanoviqi në një konferencë për media, raporton transmetuesi publik i Malit të Zi, shkruan Klankosova.tv.

Presidenti malazez tha se i është përmbajtur me vendosmëri Kushtetutës.

“Thirrjes për konsultime nuk iu përgjigjën liderët që pretendonin se kishin shumicën e nevojshme. Prandaj edhe sot, sikur edhe atëherë, jam i bindur se zgjidhja më e mirë është shkurtimi i mandatit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare”, tha Gjukanoviq.

Ai shtoi se si president ka kërkuar mendim edhe nga Komisioni i Venecias.

“Dihet se përfundoi përpjekja e Miodrag Lekiqit për të formuar qeverinë, e cila vërtetoi se nuk ka pasur shumicë dhe nuk e ka as sot”, tha presidenti malazez.

Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviqi nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

Advertisement

Këtë vendim ai e mori pasi shumica parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.

Kjo, sipas REL-it, ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazoviqit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Të dyja vendimet e Gjukanoviqit vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje.

Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Lexo edhe

Moti sot
Lajme

1 prilli me diell dhe me vranësira të çrregullta

April 1, 2023
Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)
Lajme

Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)

March 31, 2023
Fadil Kajtazi
Lajme

Djegia e veturave në veri, Kajtazi: Kanë qëllime politike, janë akte terroriste (VIDEO)

March 31, 2023
Derek Chollet
Lajme

Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

March 31, 2023
Vladimir Putin
Lajme

Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë

March 31, 2023
Ministria e Financave: Komunat s’kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë (DOKUMENT)
Lajme

Murati: Miratohet projektligji që mundëson zbritjen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro

March 31, 2023
Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar
RAJONI & BOTA

Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

by prestigji.com
April 1, 2023

Kosova.info - Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar उसके घुटनों पर...

Read more
A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

April 1, 2023
Vitia: Jemi këtu për të zgjidhur problemet e shëndetësisë

Vitia: Jemi këtu për të zgjidhur problemet e shëndetësisë

April 1, 2023
Moti sot

1 prilli me diell dhe me vranësira të çrregullta

April 1, 2023
Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)

Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)

March 31, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com