prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Zelensky paralajmëron për sulme të reja ruse

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Zelensky paralajmëron për sulme të reja ruse
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për mundësinë e “sulmeve të reja terroriste” nga forcat ruse, pas sulmeve të fundit të Rusisë që shënjestrojnë infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin.

Në fjalimin e tij gjatë natës së 12 shkurtit, Zelensky tha se punëtorët e energjisë kishin riparuar pjesën më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga sulmet me dron dhe raketa ruse më 10 shkurt.

Megjithatë, ai shtoi: “Kjo nuk është ende një fitore vendimtare në frontin e energjisë. Për fat të keq, mund të ketë sulme të reja terroriste nga Rusia që mund t’i lënë njerëzit pa shërbime gjatë motit të ftohtë të dimrit”.

Rusia ka kryer valë të përsëritura sulmesh ndaj objekteve të energjisë dhe shërbimeve të tjera të Ukrainës muajt e fundit, në atë që kritikët thonë se është një përpjekje për t’i lënë civilët pa dritë, ngrohje dhe ujë gjatë dimrit të ftohtë.

Sulmet e 10 shkurtit, ku u goditën objektet e energjisë në gjashtë rajone të Ukrainës, erdhën pasi Zelensky u kthye nga një turne në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, prej ku kërkoi më shumë armatime për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga pushtimi i nisur nga Rusia gati një vit më parë.

Gjatë vizitave të tij në Londër, Paris dhe Bruksel, Zelensky bëri thirrje për armatime të avancuara, përfshi raketa me rreze të gjatë veprimi, avionë luftarakë dhe më shumë tanke.

Advertisement

Luftimet intensive vazhdojnë në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ku forcat ruse janë angazhuar në një përpjekje të madhe për të pushtuar qytetin strategjik të rajonit Donjeckut, Bahmut.

Më 12 shkurt, themeluesi i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, pretendoi se forcat e tij kanë marrë kontrollin e Krasna Hora, një fshat në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, që gjendet afër Bahmutit, objektivit kyç të forcave ruse.

Zyrtarët ukrainas presin që një ofensivë e gjerë ruse, për të cilën shumë vëzhgues besojnë se tashmë ka filluar, të fokusohet në Donbas, rajonin e Kharkivit në verilindje të Ukrainës dhe rajonin juglindor të Zaporizhjas.

Kievi zyrtar bëson se presidenti rus Vladimir Putin shpreson të përfitojë nga ofensiva e re, në mënyrë që të nxjerrë në pah suksesin në fushëbetejë, në fjalimin e tij drejtuar kombit më 21 shkurt, një ditë përpara përvjetorit të pushtimit.

Lexo edhe

Rusia: Pa përfshirjen perëndimore, lufta do të kishte përfunduar tashmë
RAJONI & BOTA

Rusia: Pa përfshirjen perëndimore, lufta do të kishte përfunduar tashmë

March 30, 2023
Deputetët e Parlamentit Evropian bëjnë thirrje që të ndalohet dhuna e policisë në Francë
RAJONI & BOTA

Deputetët e Parlamentit Evropian bëjnë thirrje që të ndalohet dhuna e policisë në Francë

March 30, 2023
Nestle në Francë mbyll fabrikën Buitoni pas baktereve të gjetura në pica
RAJONI & BOTA

Nestle në Francë mbyll fabrikën Buitoni pas baktereve të gjetura në pica

March 30, 2023
Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, 9 të vdekur
RAJONI & BOTA

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, 9 të vdekur

March 30, 2023
Avioni bën ulje emergjente shkaku i një pasagjeri të dehur, Policia e arreston sapo vë këmbën në tokë
RAJONI & BOTA

Avioni bën ulje emergjente shkaku i një pasagjeri të dehur, Policia e arreston sapo vë këmbën në tokë

March 30, 2023
Foto dhe Video/ Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
RAJONI & BOTA

Foto dhe Video/ Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë

March 30, 2023
Çitaku: Të zbardhet afera e ambasadorit Berishaj, ai të kthehet menjëherë nga detyra
Lajme

Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur të mos jetonte në Kosovë

by prestigji.com
March 30, 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po flet për rritje...

Read more
Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

March 30, 2023
albin kurti epopeja e uck

Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

March 30, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com