Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Zelensky: Mbështetja e BE-së për anëtarësim, nxitje e demokracisë

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e ka përshëndetur mbështetjen e Brukselit për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian si një arritje “historike”.

Komisioni Evropian rekomandoi që Ukrainës dhe Moldavisë t’i jepet statusi i kandidatit në Bashkimin Evropian, një lëvizje që shënon fillimin e asaj që ka të ngjarë të jetë një udhëtim i gjatë drejt integrimit të plotë në BE.

Rekomandimi, i shpallur nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen më 17 qershor, do të diskutohet nga krerët e bllokut 27-vendesh gjatë një samiti javën e ardhshme në Bruksel. Nisja e bisedimeve të pranimit kërkon miratimin unanim nga të gjitha vendet anëtare.

Lëvizja e paprecedentë e këtij trupi evropian vjen derisa Kievi po lufton kundër Rusisë, e cila nisi një pushtim të paprovokuar të fqinjit të saj më 24 shkurt, që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka shkaktuar shkatërrime të mëdha materiale.

Edhe pse anëtarësimi në BE mund të jetë ende vite larg, Zelensky, në fjalimin e tij me video, e quajti vendimin një “arritje historike” dhe tha se ai “sigurisht do bëjë fitoren tonë më të afërt” kundër Rusisë.

“Institucionet ukrainase ruajnë qëndrueshmërinë edhe në kushte lufte. Zakonet demokratike të Ukrainës nuk e kanë humbur fuqinë e tyre as tani,” tha Zelenskiy vonë më 17 qershor.

Duke njoftuar për vendimin, Von der Leyen përshëndeti lidhjen e ukrainasve me vlerat evropiane dhe sakrificat e tyre në luftën kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë.

“Ne të gjithë e dimë se ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane. Ne duam që ata të jetojnë me ne ëndrrën evropiane,” tha von der Leyen në një konferencë shtypi në Bruksel.

Zelensky njoftoi gjithashtu se Ukraina do të vë hyrjen me viza për rusët nga muaji i ardhshëm.

“Sipas një vendimi që është planifikuar nga Kabineti i Ministrave, Ukraina do të vendosë një regjim vizash për qytetarët rusë nga 1 korriku 2022,” tha ai.

Presidentja moldave Maia Sandu përshëndeti gjithashtu njoftimin e Komisionit Evropian, duke u zotuar se moldavët do të “punojnë fort” për të arritur anëtarësimin përfundimtar në BE.

“Rekomandimi bazohet në të kuptuarit se vendi ynë do të bëjë më shumë përpjekje në fusha të tilla kyçe si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, administrata publike dhe të drejtat e njeriut,” tha Sandu.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Republikës së Moldavisë dhe kjo është shpresa për të cilën qytetarët tanë kanë nevojë”, tha ajo në Telegram, duke shtuar se “ne e dimë se procesi do të jetë i vështirë, por jemi të vendosur të ndjekim këtë rrugë”.

Komisioni tha se një tjetër shtet aspirues që paraqiti anëtarësimin e saj këtë pranverë, Gjeorgjia, do të marr statusin e kandidatit vetëm pasi të plotësonte disa kushte.
“Duhet t’i jepet statusi i kandidatit pasi të jenë adresuar një sërë prioritetesh,” tha komisioni në një deklaratë.

“Për të pasur sukses, vendi tani duhet të bashkohet politikisht, për të hartuar një rrugë të qartë drejt reformës strukturore dhe Bashkimit Evropian – një rrugë që përcakton konkretisht reformat e nevojshme, sjell shoqërinë civile dhe përfiton nga mbështetja e gjerë politike”, tha von der Leyen në konferencën për shtyp.
Në reagim ndaj njoftimit, Kremlini tha se po ndiqte nga afër përpjekjet e Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se çështja “kërkon vëmendjen tonë të shtuar, sepse ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për intensifikimin e diskutimeve në Evropë mbi temën e forcimit të komponentit të mbrojtjes së BE”.

“Ka transformime të ndryshme dhe ne po i vëzhgojmë në mënyrën më të kujdesshme”, tha ai në një konferencë telefonike me gazetarët.

Vendimi i Brukselit pritej, pasi u rekomandua nga krerët e tre ekonomive më të mëdha të BE-së gjatë një vizite më 16 qershor në kryeqytetin ukrainas.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi thanë pas një takimi me Zelenskyn se ishin në favor që Ukraina të merrte statusin e kandidatit “të menjëhershëm”.

Zelensky paraqiti ofertën e Ukrainës për anëtarësim në BE menjëherë pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, me Moldavinë dhe Gjeorgjinë që pasuan me aplikim.

Lexo edhe

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve
RAJONI & BOTA

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve

June 30, 2022
Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s
RAJONI & BOTA

Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s

June 30, 2022
Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë
RAJONI & BOTA

Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë

June 30, 2022
Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi
RAJONI & BOTA

Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi

June 30, 2022
Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York
RAJONI & BOTA

Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York

June 30, 2022
Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi
RAJONI & BOTA

Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi

June 30, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina
Lajme

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

by prestigji.com
July 2, 2022
0

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se 120 trupa të tjerë rusë u vranë të premten, duke e çuar humbjen totale...

Read more
Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

July 2, 2022
Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

July 2, 2022
E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi

E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi

July 2, 2022
Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit (VIDEO)

Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit (VIDEO)

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com