Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Zelensky fton Scholzin ta vizitojë Kievin në “Ditën e Fitores” të Rusisë

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Zelensky fton Scholzin ta vizitojë Kievin në "Ditën e Fitores" të Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të bëjë një “hap të fuqishëm” dhe të vizitojë Kievin të hënën – në datën kur Rusia feston fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Ai e ftoi Scholzin në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve ishin tensionuar, pasi presidenti gjerman ishte refuzuar që të shkojë për vizitë në Kiev muajin e kaluar.

“Ai [Olaf Scholz] është i ftuar, ftesa është e hapur – kështu ka qenë tash e sa kohë. Ai është i ftuar që të vijë në Ukrainë, madje mund ta bëjë një hap shumë të fuqishëm politik nëse vjen në Kiev më 9 maj. Nuk do ta shpjegoj simbolikën, besoj se keni mjaftueshëm njohuri për ta kuptuar përse”, tha Zelensky në një videolidhje.

“Dita e Fitores”, që shënohet më 9 maj, është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të Rusisë, sepse e cilësojnë si përkujtim të sakrificës sovjetike të bërë në mposhtjen e Gjermanisë naziste në atë që në Rusi njihet si Lufta e Madhe Patriotike.

Zelensky nuk e kishte mirëpritur homologun gjerman për vizitë në Ukrainë, për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me Rusinë në vitet e fundit dhe mbështetjes për tubacionin e gazit “Nord Stream 2”.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kishte thënë se ai kishte planifikuar të vizitonte Kievin “për të dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit evropian me Ukrainën, por që nuk dëshirohej në Kiev”.

Lexo edhe

Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit
Lajme

Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit

July 1, 2022
Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s'beson në Vetting, sepse s'dëshiron ta bëjë (VIDEO)
Lajme

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë (VIDEO)

July 1, 2022
Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)
Lajme

Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)

July 1, 2022
Aksidentohet autoambulanca, vdes shoferi që po bartte katër të lënduar (VIDEO)
Lajme

Aksidentohet autoambulanca, vdes shoferi që po bartte katër të lënduar (VIDEO)

July 1, 2022
Osmani me pritje të mëdha nga Çekia si udhëheqëse e BE-së (VIDEO)
Lajme

Osmani me pritje të mëdha nga Çekia si udhëheqëse e BE-së (VIDEO)

July 1, 2022
Votimi i katërt i siguron Shaip Kamberit ulëse në Parlamentin e Serbisë (VIDEO)

by prestigji.com
July 1, 2022
0

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci, është takuar sot me ministrin e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë, Radovan...

Read more
Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s'beson në Vetting, sepse s'dëshiron ta bëjë (VIDEO)

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë (VIDEO)

July 1, 2022
Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)

Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)

July 1, 2022
Aksidentohet autoambulanca, vdes shoferi që po bartte katër të lënduar (VIDEO)

Aksidentohet autoambulanca, vdes shoferi që po bartte katër të lënduar (VIDEO)

July 1, 2022
Osmani me pritje të mëdha nga Çekia si udhëheqëse e BE-së (VIDEO)

Osmani me pritje të mëdha nga Çekia si udhëheqëse e BE-së (VIDEO)

July 1, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com