prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

YIHR për ngjarjet e marsit 2004: Kosova dhe Serbia të mundësojnë kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
YIHR për ngjarjet e marsit 2004: Kosova dhe Serbia të mundësojnë kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Me rastin e 19-vjetorit të fillimit të trazirave të marsit në 2004 në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të tregojnë respekt të sinqertë për të gjitha viktimat e dhunës me motive etnike për të filluar ndërtimin e shoqërive ku të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të ndjehen të sigurt.

Kjo organizatë citon Fondin për të Drejtën Humanitare (FHD), ku thotë se në trazirat e marsit në Kosovë humbën jetën 23 persona: një maqedonase Jana Tucev, nëntë serbë – Dragan Nedeljkoviq, Slobodan Periq, Dusanka Petkoviq, Borivoje Spasojeviq, Borko Stoliq, Dobrivoje Stoliq, Slobodan Tanjiq, Zlatibor Trajkoviq dhe Nenad Vesiq, dhe trembëdhjetë shqiptarë – Fatmir Abdullahu, Ferid Çitaku, Bujar Elshani, Kastriot Elshani, Isak Ibrahimi, Alumuhamet Murseli, Agron Ramadani, Nexhat Rrahmani, Arben Shala, Gazmend Shala, Ajvaz Shatrolli, Esat Tahiraj dhe një shqiptar nga Prishtina emrin e të cilit FHD nuk ka mundur ta identifikojë.

“Në atë kohë, rreth 170 serbë u plagosën, 150 prej tyre u rrahën në shtëpitë e tyre, ndërsa 20 prej tyre u plagosën në sulmet në rrugë. Sa i përket objekteve, rreth 800 shtëpi serbe, 90 të ashkalive dhe dy të shqiptarëve janë shkatërruar plotësisht ose janë dëmtuar rëndë. Përveç pronave civile, 36 kisha ortodokse u shkatërruan dhe u dogjën plotësisht. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në trazirat e marsit u plagosën 954 persona, duke përfshirë 65 policë ndërkombëtarë, 58 anëtarë të SHPK-së dhe 61 anëtarë të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare”, thotë YIHR, raporton Klankosova.tv.

Në raportin e OSBE-së për vlerësimin e të drejtave të komuniteteve në qershor 2021, sipas YIHR, thuhet se që nga dhjetori 2019, në Kosovë janë kthyer 28,302 persona të zhvendosur që nga viti 2000, dhe se shkalla e kthimit është ulur çdo vit dhe se ky trend vazhdon të bie.

“UNHCR gjithashtu vlerëson se ka 16,151 persona të zhvendosur në Kosovë, nga të cilët 412 jetojnë në një nga strehimoret e përkohshme kolektive”, thotë kjo organizatë.

Për më shumë se dy dekada, YIHR thotë se përkujtimet dhe viktimat janë keqpërdorur për përhapjen e propagandës së shteteve dhe përfitimeve politike kombëtare. “Kjo sjellje aktuale e qeverive po nxit tensionet etnike, duke krijuar barriera edhe më të forta për procesin e pajtimit”.

Advertisement

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut thotë se diskriminimi i komunitetit serb në Kosovë “po përhapet përmes sulmeve të dhunshme të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, siç ndodhi së fundmi në Leposaviq, dhe përmes procesit të shpronësimit të tokës”.

“Në Serbi, nga ana tjetër, gjuha diskriminuese përdoret nga disa prej përfaqësuesve më të lartë të shtetit, përfshirë Presidentin Vuçiq, i cili deklaroi në Parlamentin e Serbisë se të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë gjatë regjimit të Millosheviqit janë ‘terroristë’, si dhe praktika diskriminuese janë duke u zbatuar përmes pasivizimit të adresave të komunitetit shqiptar në Serbi”, thekson më tej organizata në fjalë.

Prandaj, YIHR kërkon nga Qeveria e Kosovës që të dënojë pa mëdyshje sulmet me motive etnike të drejtuara ndaj serbëve në Kosovë, duke u siguruar të zhvendosurve brenda vendit dhe refugjatëve kthim të sigurt në shtëpitë e tyre.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë që t’i japë fund praktikave diskriminuese, si pasivizimi i adresave të komunitetit shqiptar në Serbi, të ndalojë nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve, veçanërisht në datat si 17 marsi, dhe të kërkojë falje publike për mosparandalimin e dhunës që synon shkatërrimin e pronave të shqiptarëve, boshnjakëve dhe turqve në Serbi dhe vënien e zjarrit në xhamitë në Beograd dhe Nish”, u theksua në këtë komunikatë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Lexo edhe

Moti sot
Lajme

1 prilli me diell dhe me vranësira të çrregullta

April 1, 2023
Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)
Lajme

Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)

March 31, 2023
Fadil Kajtazi
Lajme

Djegia e veturave në veri, Kajtazi: Kanë qëllime politike, janë akte terroriste (VIDEO)

March 31, 2023
Derek Chollet
Lajme

Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

March 31, 2023
Vladimir Putin
Lajme

Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë

March 31, 2023
Ministria e Financave: Komunat s’kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë (DOKUMENT)
Lajme

Murati: Miratohet projektligji që mundëson zbritjen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro

March 31, 2023
Serbi: Prishja e Neymar-it është shembull i qëndrimit arrogant të autoriteteve
RAJONI & BOTA

Serbi: Prishja e Neymar-it është shembull i qëndrimit arrogant të autoriteteve

by prestigji.com
April 1, 2023

Kosova.info - Serbi: Prishja e Neymar-it është shembull i qëndrimit arrogant të autoriteteve उसके घुटनों पर गर्म milf और मुर्गा...

Read more
Serbi: Llazoviq i kërkoi llogari Gashiqit cili pranoi se policia nuk kishte shenja të përshkruara në protesta

Serbi: Llazoviq i kërkoi llogari Gashiqit cili pranoi se policia nuk kishte shenja të përshkruara në protesta

April 1, 2023
Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

April 1, 2023
Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

April 1, 2023
A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

April 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com