prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Vrasja e veteranit të UÇK-së në Kaçanik, të dyshuarit e dogjën veturën ( Video)

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Vrasja e veteranit të UÇK-së në Kaçanik, të dyshuarit e dogjën veturën ( Video)
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Media ka raportuar se mbrëmë është vrarë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Cena.

Portali ka siguruar pamjet të një veture të përfshirë nga flaka, e që lidhet me rastin në fjalë.

Kujtojmë se 48-vjeçari është vrarë në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.

Siç njofton Policia, bëhet fjalë për vrasje.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”,thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48 vjeçar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete. Janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.Në lidhje me këtë policët hetues dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve , nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë i kanë nisur hetimet . Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48 vjeçar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion .Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin .Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.

Advertisement

 

The post Vrasja e veteranit të UÇK-së në Kaçanik, të dyshuarit e dogjën veturën ( Video) appeared first on Kosovapost.net.

Lexo edhe

Aliu: Rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda dy muajve
Lajme

Ndërtimi i 4 mijë njësive banesore për çiftet e reja, ministri Aliu pranon disa rekomandime për projektin

February 1, 2023
Ferizaj kujton 'prejardhjen' me ekspozitë digjitale (VIDEO)
Lajme

Ferizaj kujton ‘prejardhjen’ me ekspozitë digjitale (VIDEO)

February 1, 2023
Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së
Lajme

Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

February 1, 2023
SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)
Lajme

SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

February 1, 2023
Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)
Lajme

Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)

February 1, 2023
Në lajmet e RTK-së hyn një person që mbante në dorë parullën “Radio Televizioni i Kurtit”
Lajme

Në lajmet e RTK-së hyn një person duke mbajtur në duar parullën “Radio Televizioni i Kurtit” (VIDEO)

February 1, 2023
Aliu: Rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda dy muajve
Lajme

Ndërtimi i 4 mijë njësive banesore për çiftet e reja, ministri Aliu pranon disa rekomandime për projektin

by prestigji.com
February 1, 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kanë pranuar një raport me gjetje dhe rekomandime për ndërtimin...

Read more
Ferizaj kujton 'prejardhjen' me ekspozitë digjitale (VIDEO)

Ferizaj kujton ‘prejardhjen’ me ekspozitë digjitale (VIDEO)

February 1, 2023
Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

February 1, 2023
SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

February 1, 2023
Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)

Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com