Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes në lagjen “Veternik” në Prishtinë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur të premten në orën 19:30.
“Veterrnik, Prishtinë 08.04.2022 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i panjohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë euro para të gatshme”, thuhet tutje në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.