Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Vidovdani: Një shtetas serb shoqërohet në polici, dyshohet për nxitje të urrejtjes

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Vidovdani: Një shtetas serb shoqërohet në polici, dyshohet për nxitje të urrejtjes
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Një shtetas serb është shoqëruar në stacionin policor gjatë manifestimit në Gazimestan, pasi i njëjti dyshohet se për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes.

Policia në kuadër të realizmit të planit operativ në pikën kufitare në “Kullë” në tri raste ka kontrolluar 10 persona, ku në bagazhet e tyre disa bluza me mbishkrime të urrejtjes.

“Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një (1) person shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes. Po ashtu lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, njofton Policia e Kosovës përcjell Klankosova.tv

“Në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”,  sot në orët e mëngjesit në pikat kufitare SPK Vermice dhe SPK Kullë,  gjatë kontrollit policorë zyrtarët kufitar në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë (10) persona serb shtetas të Malit të Zi”.

“Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes”.

Njoftimi i plotë:

Ashtu siç e kemi bërë të ditur lidhur me manifestimet tradicionale të festës së “Vidovdan-it” e cila po mbahet sot (28.06.2022) Policia e Kosovës, me kohë ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit.

Me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Advertisement

Në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”,  sot në orët e mëngjesit në pikat kufitare SPK Vermice dhe SPK Kullë,  gjatë kontrollit policorë zyrtarët kufitar në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë (10) persona serb shtetas të Malit të Zi.

Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes.

Lidhur me rastet janë  kontaktuar prokurorët kompetent, me vendim të të cilëve personave në fjalë iu është refuzuar hyrja në Kosovë, përderisa ndërresat (maicat) me mbishkrime të ndryshme janë konfiskuar.

Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një (1) person shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes. Po ashtu lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

Advertisement

Lexo edhe

Evropa përballet me thatësinë më të madhe në 500 vjet (VIDEO)
Lajme

Evropa përballet me thatësinë më të madhe në 500 vjet (VIDEO)

August 17, 2022
Dhunohet shtetasja e huaj, prangoset burri nga Drenasi (VIDEO)
Lajme

Dhunohet shtetasja e huaj, prangoset burri nga Drenasi (VIDEO)

August 17, 2022
Escobar pas takimit trelateral: Marrëveshja për asociacionin të zbatohet sipas Kushtetutës
Lajme

Escobar pas takimit trelateral: Marrëveshja për asociacionin të zbatohet sipas Kushtetutës

August 17, 2022
Në parim njerëzit duhet të kenë të drejtë të votojnë
Lajme

Presim marrëveshje për të shmangur krizën

August 17, 2022
KEDS s’e bën hesap seminarin e gjuhës, ia dal rrymën (VIDEO)
Lajme

KEDS s’e bën hesap seminarin e gjuhës, ia dal rrymën (VIDEO)

August 17, 2022
E konfirmuar: Escobar në Bruksel “për ta mbështetur takimin Kurti-Vuçiq”
Lajme

Escobar: Presim marrëveshje e cila ruan sovranitetin e Kosovës

August 17, 2022
Evropa përballet me thatësinë më të madhe në 500 vjet (VIDEO)
Lajme

Evropa përballet me thatësinë më të madhe në 500 vjet (VIDEO)

by prestigji.com
August 17, 2022
0

Përhapja e shpejtë  e zjarreve detyroi zjarrfikësit spanjollë të zmbrapsen nga zona malore  e  rajonit Bejis që u bë shkrumb...

Read more
Kosova.Info

Themelohet Komiteti Teknik Emergjent për menaxhimin e situatës me energji

August 17, 2022
Dhunohet shtetasja e huaj, prangoset burri nga Drenasi (VIDEO)

Dhunohet shtetasja e huaj, prangoset burri nga Drenasi (VIDEO)

August 17, 2022
SHËNDETËSIA

OBSh: Vaksina për linë e majmunëve nuk është ilaç magjik

August 17, 2022
Escobar pas takimit trelateral: Marrëveshja për asociacionin të zbatohet sipas Kushtetutës

Escobar pas takimit trelateral: Marrëveshja për asociacionin të zbatohet sipas Kushtetutës

August 17, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com