Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë humbje jete nga koronavirusi në 3027 testime është regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.  Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar vetëm 3 raste të reja, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Advertisement

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë      8

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3027

Testime totale            771,586

Raste pozitive             132,484

Raste të shëruara        129,903

Raste Aktive                  127

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       42

Tiranë          36

Berat             12

Durrës          11

Lezhë           8

Elbasan        5

Gjirokastër    4

Korçë           3

Dibër             3

Kukës           2

Fier                1

Advertisement

Të ngjashme