Advertisement
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se ka humbur jetën një 67-vjeçar me COVID-19.
Kjo ministri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja me këtë virus, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe gjashtë persona, ndërkaq, në spitalet COVID në Shqipëri, janë duke u trajtuar katër pacientë.
Advertisement
MSh-ja tutje ka bërë të ditur se në Shqipëri janë gjithsej 154 raste aktive me koronavirus.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber