Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Ushtria e Nagorno-Karabakut akuzon Azerbajxhanin për sulme, Baku mohon shkeljet e armëpushimit

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Ushtria e Nagorno-Karabakut akuzon Azerbajxhanin për sulme, Baku mohon shkeljet e armëpushimit
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ushtria e Nagorno-Karabakut më 1 gusht i ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit për sulme ndaj pozicioneve të saj në veri dhe veriperëndim të territorit.

Ushtria e Mbrojtjes së Karabakut tha se trupat e saj gjatë gjithë ditës penguan “përpjekjet e Azerbajxhanit për të kaluar vijën e kontaktit”.

“Pala armene nuk pësoi viktima,” thuhet në një deklaratë të lëshuar në mbrëmje.

“Situata mbetet e tensionuar”.

Në deklaratë thuhet se forcat paqeruajtëse ruse të stacionuara në Karabakh morën “informacion të detajuar” për situatën në vijën e frontit.

Një ligjvënës i Karabakut, Artur Harutiunian, i tha Shërbimit Armen të Radios së Evropa e Lirë menjëherë pasi luftimet kishin pushuar. Ai tha gjithashtu se ushtria e Azerbajxhanit nuk kapi asnjë pozicion armen të Karabakut.

“Gjithçka është nën kontrollin e forcave tona të armatosura”, tha Davit Babayan, ministri i jashtëm i Karabakut.

Advertisement

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit mohoi kategorikisht çdo shkelje të armëpushimit në apo rreth Karabakut.

Situata përgjatë vijës së Karabakut ishte relativisht e qetë që nga marsi.

Më herët në mbrëmje, Arayik Harutiunian, presidenti i Karabakut, mbajti atë që dukej të ishte një takim urgjent me komandantin e Ushtrisë së Mbrojtjes Kamo Vartanian dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm armen Ararat Mirzoyan zhvilloi një telefonatë me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Karen Donfried, shkruan Radio Evropa e Lire në Armeni, transmeton KlanKosova.tv.

Advertisement

Lexo edhe

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2
Lajme

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

August 15, 2022
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut
Lajme

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

August 15, 2022
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois
Lajme

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci
Lajme

​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

August 15, 2022
Ky është parashikimi i motit për sot
Lajme

Kështu do të jetë moti sot

August 15, 2022
Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë
Lajme

Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë

August 14, 2022
Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2
Lajme

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

by prestigji.com
August 15, 2022
0

Reduktimet për rrymën, do nisin sot në mëngjes. Kështu ka bërë të ditur dje KEDS-i ndërsa ka njofutar për fillimin...

Read more
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

August 15, 2022
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

​Shtatë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavileci

August 15, 2022
Ky është parashikimi i motit për sot

Kështu do të jetë moti sot

August 15, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com