Ushqimet që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së kancerit

 Ushqimet që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së kancerit

Kanceri është  ndër sëmundjet e shpeshta tek njerëzit.

Në Shtetet e Bashkuara, kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes pas sëmundjes së zemrës. Në Japoni, gjithashtu, kanceri renditet në mesin e tre shkaqeve kryesore të vdekjes për të gjitha moshat.

Por a  mund ta zvogëlojmë rrezikun e shkaktimit të kancerit duke përmirësuar dietën tonë të përditshme?

Advertisement

Këto janë disa prej ushqimeve që nuk duhet ti konsumoni në mënyrë që të zvogëloni rreziqet e shkaktimit të kancerit tek njerëzit, shkruan Newsphere, transmeton Klankosova.tv.

Suxhuku dhe proshuta pasurojnë tryezën tonë të mëngjesit, por duhet të mendojmë nëse duhet ti kemi në tryezë çdo ditë këto ushqime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë klasifikon mishrat e përpunuar, siç janë sallamet si ushqime kancerogjene, rreziku është aq i lartë sa krahasohet me ekspozimin dhe përdorimin e cigares.

Kështu që mundohuni të keni një dietë të ekuilibruar që nuk mbështetet vetëm në mishin e përpunuar.

Mishi i kuq, të tilla si viçi ose mishi i derrit, gjithashtu mund të shkaktojnë kancer. Sipas studimit të OBSH-së, ata që konsumojnë 100 gram mish të kuq çdo ditë kanë 17 për qind më shumë gjasa të diagnostikohen me kancer brenda disa vitesh sesa ata që nuk e konsumojnë këtë.

Advertisement

Të ngjashme