UNICEF-i dhe Devolli Corporation, si ndërmarrje lidere e biznesit, lansuan një partneritet të ri për të rritur shërbimet dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.
Devolli Corporation, me ndihmën e UNICEF-it do të zgjerojë mundësitë për fëmijët e vegjël në komunitetet e margjinalizuara dhe zonat rurale dukë mbështetur ngritjen dhe funksionimin e Qendrave të Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme me bazë në komunitet, të cilët ofrojnë mësim të bazuar në lojë dhe përvojë për fëmijët nën 5-vjeçë, si dhe shërbime për prindërit e tyre, raporton Klankosova.tv.
Marrëveshja u nënshkrua në Magurë të Lipjanit, në mes të pronarit Shkëlqim Devolli dhe Nona Zicherman, shefe e zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
Ky partneritet gjithashtu do t’i ndihmojë të rinjtë të bëjnë kalime të suksesshme nga shkolla në punë duke ofruar praktikë, mentorim dhe mundësi trajnimi për 500 të rinj përmes platformës “Kosovo Generation Unlimited”. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber