Ukraina pohon që është vrarë kapiteni i luftanijes ruse e cila u fundos në Detin e Zi ruse.
Moskvaja u fundos teksa po tërhiqej drejt limanit pasi në të kishte ndodhur një eksplodim i municionit, sipas Kremlinit.
Ukrainasit kanë thënë që e kishin goditur anijen me predha të cilat i kishin gjuajtur nga bregu, por Rusia nuk e kishte konfirmuar sulmin.
Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë që anija është goditur nga dy predha ukrainase – duke e validuar pohimin e Ukrainës, shkruan Sky News.