Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Ukraina thotë se vrasjet në Buça ishin të qëllimshme

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Rusinë për “gjenocid” në Buça, që gjendet në periferi të Kievit, teksa autoritetet lokale kanë thënë se afër 300 banorë janë vrarë gjatë kohës kur Buça ishte nën kontrollin e forcave ruse.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se “masakra në Buça ishte e qëllimshme”.

Ndërkaq, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i tha gazetës gjermane, Bild, se “ajo çfarë ndodhi në Buça dhe në pjesë të tjera në periferi të Kievit mund të përshkruhet me termin gjenocid”. Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ishte përgjegjësi i vetëm për këto krime.

Ndërkaq, Human Right Watch ka thënë se ka “dokumentuar disa raste ku ushtria ruse ka kryer shkelje të ligjit të luftës kundër civilëve në zonat e okupuara të Çernihivit, Harkivit dhe rajonit të Kievit në Ukrainë”.

Kjo organizatë, tha se më 4 mars, forcat ruse në Buça kishin qëlluar me armë zjarri prapa koke të paktën një person.

Kryetari i Buçës, Anatoly Fedoruk, tha më 2 prill se afër 300 banorë lokalë janë vrarë në kohën kur ky qytet ishte nën okupimin e forcave ruse. Afër 280 dyshohet se janë varrosur në një varrezë masive, ndërkaq trupat e viktimave të tjera janë lënë në rrugët e këtij qyteti.

Edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Mbretërisë së Bashkuar kanë reaguar pas pamjeve të publikuara nga Buça, duke thënë se forcat ruse kanë kryer mizori. BE-ja ka paralajmëruar sanksione të reja ndaj Moskës, ndërkaq Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do ta ndihmojë Ukrainën që të dokumentojë krimet e kryera nga forcat ruse.

Lexo edhe

Kosova.info
RAJONI & BOTA

Rusia paralajmëron se zgjerimi i NATO-s do të ketë efekt destabilizues në botë

June 29, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Momenti kur Macron e ndërpret Bidenin në Samitin e G7-ës, për ta informuar se sauditët janë në limitin e kapaciteteve prodhuese të naftës

June 29, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Zelensky paralajmëron NATO-n: Ambiciet e Moskës nuk ndalen në Ukrainë

June 29, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Pas heqjes së vetos, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës të dorëzojë 33 “terroristë”

June 29, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Britania sanksionon njeriun e dytë më të pasur të Rusisë

June 29, 2022
"Nuk do të dorëzohemi": Sllovjansku përgatitet për ofensivën ruse
RAJONI & BOTA

“Nuk do të dorëzohemi”: Sllovjansku përgatitet për ofensivën ruse

June 29, 2022
Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen
Lajme

Falë xhudos flamuri ynë u ngrit mbi të gjithë flamujt e tjerë

by prestigji.com
June 29, 2022
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe...

Read more
Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

June 29, 2022
Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës, s`janë në pyetje

Është vendim sovran i Kosovës, se në cilat iniciativa merr pjesë

June 29, 2022
Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

June 29, 2022
Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

June 29, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com