Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Ukraina thotë se do të hapen nëntë korridore humanitare

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Ukraina thotë se do të hapen nëntë korridore humanitare
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se janë pajtuar me Rusinë që të hapen nëntë korridore humanitare, në mënyrë që të mund të evakuohen civilët nga disa qytete, përfshirë edhe nga Maripoli.

Përmes një deklarate të postuar në Telegram, Vereshchuk tha se pesë rrugë evakuimesh do të hapen në rajonin e Luhanskut, në lindje të Ukrainës, zonë në të cilën Rusia tashmë ka përqendruar operacionet e saj ushtarake.

“Korridoret humanitare në rajonin e Luhanskut do të funksionojnë në bazë të ndërprerjes së granatimeve nga forcat ruse”, tha ajo.

Ajo shtoi se korridoret nga Berdijanska, Tokmaku, Mariupoli dhe Enerhodari do të jenë të qasshme vetëm nga transporti privat.

Ukraina thotë se dhjetëra-mijëra persona besohet se janë vrarë në Mariupol dhe e ka akuzuar Rusinë se po bllokon përpjekjet e konvojeve të ndihmës, që po tentojnë të ndihmojnë civilët të cilët janë të bllokuar në qytet për javë të tëra.

Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje civilëve në pjesën lindore të vendit që të largohen, teksa forcat ruse kanë intensifikuar ofensivën e tyre në këtë rajon.

Lufta e paprovokuar e Rusisë, e nisur më 24 shkurt, ka detyruar një të katërtën e popullsisë 44 milionëshe të Ukrainës që të largohet nga shtëpitë e tyre.

Lexo edhe

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve
RAJONI & BOTA

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve

June 30, 2022
Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s
RAJONI & BOTA

Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s

June 30, 2022
Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë
RAJONI & BOTA

Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë

June 30, 2022
Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi
RAJONI & BOTA

Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi

June 30, 2022
Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York
RAJONI & BOTA

Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York

June 30, 2022
Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi
RAJONI & BOTA

Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi

June 30, 2022
Gjakovë: Axha godet aksidentalisht me veturë nipin e tij, një vjeç
Lajme

Gjakovë: Axha godet aksidentalisht me veturë nipin e tij, një vjeç

by prestigji.com
July 2, 2022
0

Sipas policisë, 1-vjecari ka pasuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në QKUK. “Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I...

Read more
Policia Kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, arrestohet një person

Dy të arrestuar në Prizren për shit-blerje të substancave narkotike

July 2, 2022
Zhduket një vajzë e mitur në Fushë Kosovë

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë Kosovë

July 2, 2022
Temperaturat në Shqipëri arrijnë deri në 40 gradë

Temperaturat në Shqipëri arrijnë deri në 40 gradë

July 2, 2022
Shpëtohen nga mbytja turistët polakë që ndodheshin në një jaht në Divjakë

Shpëtohen nga mbytja turistët polakë që ndodheshin në një jaht në Divjakë

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com