prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Turqia vazhdon bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave

prestigji.com by prestigji.com
7 days ago
in Lajme
A A
Turqia vazhdon bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Përderisa marrëveshja e drithërave e Detit të Zi është paraparë të skadojë të shtunën, Turqia bëri të ditur se bisedimet për zgjatjen e saj janë ende duke u zhvilluar.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes turke thuhet se ministri Hulusi Akar bashkë me autoritetet përkatëse po vazhdojnë të negociojnë dhe të koordinohen për të vazhduar me aktivitetet e marrëveshjes së drithrave, si dhe për ta zgjatur atë në përputhje me marrëveshjen, duke marrë parasysh kërkesat e palëve.

“Në këto bisedime, palëve u kujtohet rëndësia e vazhdimit të kësaj nisme, e cila ka një ndikim pozitiv ndaj njerëzve në mbarë botën dhe dëshmon se të gjitha krizat mund të zgjidhen me vullnet të mirë dhe dialog”, thuhet në njoftim, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Marrëveshja e drithërave e Detit të Zi ka mundësuar eksportin e 24 milionë tonë drithërave, theksohet në deklaratë, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të siguruar paqen në rajon dhe ndihmën humanitare.

Advertisement

Në deklaratë gjithashtu thuhet se “janë vlerësuar hapat e ndërmarra nga palët për të zgjeruar iniciativën”.

Deklarata erdhi një ditë pasi Rusia tha se mbështet një zgjatje 60-ditore të marrëveshjes historike që u nënshkrua nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina në Stamboll korrikun e kaluar, duke mundësuar rifillimin e eksporteve të grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u bllokuan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022.

Megjithatë, Ukraina tha se pozicioni i Rusisë për të zgjatur marrëveshjen “vetëm për 60 ditë bie ndesh me dokumentin”.

Marrëveshja u zgjat për 120 ditë në nëntor 2022.

Lexo edhe

Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e shtetit
Lajme

Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e shtetit

March 21, 2023
PSD e shfaq Kurtin në pankartë si "pinokio", i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë
Lajme

PSD e shfaq Kurtin në pankartë si “pinokio”, i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë

March 21, 2023
Xi Jinping
Lajme

Xi arrin në Kremlin për ditën e dytë të bisedimeve me Putinin

March 21, 2023
Dogana e Kosoves
Lajme

Dogana zbulon rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

March 21, 2023
Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u
Lajme

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

March 21, 2023
Abin Kurti
Lajme

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

March 21, 2023
Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e shtetit
Lajme

Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e shtetit

by prestigji.com
March 21, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar fshatin Herticë të Komunës së...

Read more
PSD e shfaq Kurtin në pankartë si "pinokio", i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë

PSD e shfaq Kurtin në pankartë si “pinokio”, i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë

March 21, 2023
Xi Jinping

Xi arrin në Kremlin për ditën e dytë të bisedimeve me Putinin

March 21, 2023
Dogana e Kosoves

Dogana zbulon rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

March 21, 2023
Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

March 21, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com