prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Trusti s’kaloi, Tahiri-Mujës: Zoti pa ju vra mos e lashtë

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in EKONOMI
A A
Trusti s'kaloi, Tahiri-Mujës: Zoti pa ju vra mos e lashtë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Përkundër që në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa ishte konstatuar miratimi në parim i Projektligjit që mundëson tërheqjen e një përqindje të mjeteve të Trustit, kryetari i Komisionit Armend Muja tha se në bazë të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar ky projektligj.

Deputeti Muja në mbledhjen e radhës, e cila u mbajt pak orë pas saj pwr shqyrtimin e buxhetit 2023, tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për Trustin.
Gjatë ditës Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar dhe ka konstatuar miratimin e këtij projektligj m e 4 vota pro, tri kundër dhe dy abstenime.

Advertisement

“Në mbledhjen e sotme të Komisionit, me rastin e votimit të Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, në votim kanë marrë pjesë 9 anëtarë të Komisionit, pro kanë qenë 4, kundër kanë qenë 3, dhe abstenim kanë qenë 2. Me këtë është konstatuar se Komisioni e ka përkrahur projektligjin për miratim në parim. Megjithatë, bazuar në nenin 37 të Rregullores së Kuvendit, komisioni merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve që marrin pjesë në votim që në këtë rast, për të kaluar në emër të Komisionit, do të duhej të kishte 5 vota për, që nuk është arritur. Dhe me ketë konstatoj se Komisioni nuk e ka përkrahur Projektligjin për miratim në parim ashtu siç parashihet me Rregulloren e Kuvendit”, theksoi Muja.

Nënkryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku kërkoi të përsëritet votimi në një mbledhje tjetër, por për një gjë të tillë nuk është pajtuar pozita.

“Për këtë duhet të vendosim prapë në votim, por duhet të ndodhë në një mbledhje tjetër dhe të merret një vendim për apo kundër”, tha Lushtaku.

Në këtë mbledhje, mori pjesë edhe deputeti nga AAK Besnik Tahiri, i cili është shprehur i zhgënjyer me konstatimin e fundit që nuk kalon Trusti. Ai fillimisht uroi që ka kaluar Trusti, por deputeti Muja i tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Urime që kaloi Trusti! O Zoti, pa ju vra mos e lashtë!”, tha me ironi Tahiri.

Pas kësaj, Komisioni votoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Opec për Zhvillim Ndërkombëtar.

Lexo edhe

ZRRE paralajmëron sërish shtrenjtim të energjisë elektrike
EKONOMI

ZRRE paralajmëron sërish shtrenjtim të energjisë elektrike

February 7, 2023
Murati: Këtë vit synojmë t’i punësojmë 10 mijë të rinj deri në 25 vjeç
EKONOMI

Murati: Këtë vit synojmë t’i punësojmë 10 mijë të rinj deri në 25 vjeç

February 6, 2023
Në Shqipëri presin rritje të ndikimit të Kinës në ekonomi
EKONOMI

Në Shqipëri presin rritje të ndikimit të Kinës në ekonomi

February 6, 2023
Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë së Kosovës, kryeshefi i ASK-së tregon si do të veprohet në veri
EKONOMI

Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë së Kosovës, kryeshefi i ASK-së tregon si do të veprohet në veri

February 5, 2023
Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi
EKONOMI

Tahiri: Mbi 80 për qind e investimit në Trust ka humbur për vitin 2022, kryeministër a keni fije turpi

February 5, 2023
Kosva dhe Hungaria të përkushtuara për bashkëpunim ekonomik
EKONOMI

Kosva dhe Hungaria të përkushtuara për bashkëpunim ekonomik

February 5, 2023
Më 1 mars protestohet në Hagë kundër gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së
Lajme

Më 1 mars protestohet në Hagë kundër gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së

by prestigji.com
February 8, 2023

Me nisiativë të disa bashkëatdhetarëve që jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme të Evropës, do të mbahet protestë kundër,...

Read more
OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

February 8, 2023
Ushtria shqiptare shpëton një fëmijë 4 vjeçar që kishte mbetur nën rrënoja

Ushtria shqiptare shpëton një fëmijë 4 vjeçar që kishte mbetur nën rrënoja

February 8, 2023
Shqiptari rrëfen momentin kur ndodhi tërmeti shkatërrues në Turqi (VIDEO)

Shqiptari rrëfen momentin kur ndodhi tërmeti shkatërrues në Turqi (VIDEO)

February 8, 2023
Lojërat Olimpike 2024: Kombet nordike i bashkohen thirrjes për ndalimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë

Lojërat Olimpike 2024: Kombet nordike i bashkohen thirrjes për ndalimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë

February 8, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com