As katër orë e gjysmë diskutime nuk e ndërruan mendjen e deputetëve lidhur me Trustin.
Ashtu siç pritej, projektligji që do të mundësonte 30% tërheqje nga kursimet pensionale nuk kaloi.
Vetëvendosje mblodhi 57 vota kundër, bashkë me një pjesë të grupit multietnik me të cilin u pa mjaft aktive Mimoza Kusari-Lila. Nga pushteti abstenoi vetëm Fatmir Humolli.
Ndërsa opozita dhe Lista Serbe arritën vetëm 44 vota, që ishin të pamjaftueshme.
Rezultatit negativ i parapriu debat i ashpër, kryesisht mes opozitës e kryeministrit Albin Kurti.