Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, më 4 korrik do të shkojë në Gjilan, ku do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim për të ndarë informacione rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara.
Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.