E treta nuk ishte e vërteta. Por tentativa e katërt ndoshta mund të rezultojë e tillë, për Shaip Kamberin.
Kjo varet krejt nga 1 mijë e 89 bashkëvendasit e tij tërnocas, që të enjten kanë të drejtë vote, pasi gjykata administrative anuloi procesin zgjedhor të 27 majit, ku Kamberi humbi për 13 vota.
Rrumbullakimi i numrit 16 në 611 fletë votime, e qon atë në parlamentin serb.
Herën e kaluar, kandidatit shqiptar i munguan 13 vota që ia siguronin fitoren, njofton Klan Kosova.
10 ishin të pavlefshme, derisa 6 nga 617 votuesit e Tërnocit, përkrahën Partinë Socialiste të Ivica Daçiq.