Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Tërmeti në Afganistan: Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Tërmeti në Afganistan: Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Talibanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi i tyre po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.1 ballë.

Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe të paktën 1500 janë plagosur. Numra të panjohur janë varrosur në rrënojat e shtëpive të shkatërruara, shpesh të ndërtuara nga balta.

Provinca juglindore Paktika është goditur më së shumti dhe OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim emergjent dhe ndihmë ushqimore.

Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e burimeve.

Të mbijetuarit dhe shpëtuesit i kanë treguar BBC-së për fshatrat e shkatërruar plotësisht pranë epiqendrës së tërmetit, për rrugët e rrënuara dhe kullat e telefonave celularë – dhe për frikën e tyre se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi këtë shtet në dy dekada është një sfidë e madhe për talibanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Tërmeti goditi rreth 44 km nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.

Advertisement

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talibanëve, tha se qeveria ishte “e paaftë financiarisht t’i ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”.

Agjencitë e ndihmës, vendet fqinje dhe fuqitë botërore po ndihmojnë, tha ai, por shtoi: “Ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada”.

Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, deklaroi se agjencia ishte “mobilizuar plotësisht” për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së.

Advertisement

Lexo edhe

"Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë"
Lajme

“Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë”

August 8, 2022
Brahimaj: Pengesa e vetme në Roganë ishin kushtet klimatike, kryeministri respektoi agjendën
Lajme

Brahimaj: Pengesa e vetme në Roganë ishin kushtet klimatike, kryeministri respektoi agjendën

August 8, 2022
Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje
Lajme

Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

August 8, 2022
Kurti në takim me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata në veri
Lajme

Kurti në takim me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata në veri

August 8, 2022
Lladrovci: Do të filloj procedurat për shpalljen Begajt “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit
Lajme

Lladrovci: Do të filloj procedurat për shpalljen e Begajt “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit

August 8, 2022
Lladrovci: Do të filloj procedurat për shpalljen Begajt “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit
Lajme

Lladrovci: Do të filloj procedurat për shpalljen Begajt “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit

August 8, 2022
"Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë"
Lajme

“Kriza e Kosovës zhyt Europën në dilemë”

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Në analizat e mediave gjermane të hënën pas shkallëzimit të fundit të situatës në Kosovë bëhet bashkëfajtore edhe BE për...

Read more
Kosova.Info

“Joshua ka gjithçka për ta mposhtur Usyk”

August 8, 2022
Kosova.Info

Zgjatet afati për aplikim për PZhR 2022

August 8, 2022
Brahimaj: Pengesa e vetme në Roganë ishin kushtet klimatike, kryeministri respektoi agjendën

Brahimaj: Pengesa e vetme në Roganë ishin kushtet klimatike, kryeministri respektoi agjendën

August 8, 2022
Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com