Qytetarët që janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë, në protestën e ftuar nga opozita, i kanë bërë thirrje punonjësve të policisë që të dorëzojnë kapelet dhe uniformat dhe t’i bashkohen nismës së tyre.
Megjithatë situata është tensionuar pasditen e sotme, transmeton klankosova.tv.
Në foto shihen uniformat blu teksa shtyjnë deputetët e Partisë Demokratike.
Mes brohërimave, protestuesit thërrasin njëzëri: ‘Rama ik’!, transmeton klankosova.tv.
”Policia, dorëzoni uniformat, dorëzoni kapelet, bëhuni me qytetarët, ne jemi këtu. Rama ik!”.
”Poshtë diktatura, poshtë komunizmi, Rama ik! Ai nuk është parlamenti i shqiptarëve por i kriminelëve. Këtu vendin shqiptarët! Rama ik!”, thërriste njëri, sipas syri.net.