Advertisement
Kabllot e rrymës janë me bollëk, në objektin e papërfunduar të shkollës së mesme të mjekësisë në Ferizaj.
Me to tre të rinj, synonin të bënin goxha para, pasi t’i vidhnin në terrin e së dielës.
Por, tentativën ua la në gjysmë policia që u njoftua për vjedhjen. Të uniformuarit arritën t’i zënë në aksion hajnat, të cilët shkaktuan goxha dëme, njofton Klan Kosova.
Advertisement
Kur panë policët, hajat tentuan të ikin. Gjatë kapjes, atyre iu konfiskuan edhe mjetet e vjedhjes.