Të paktën tre persona janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, të hënën vonë.
Pesë persona të tjerë u plagosën si pasojë e këtij sulmi.
Policia thotë se i dyshuari mbetet në arrati. Ai përshkruhet si “një mashkull i zi, më i shkurtër në shtat”.
Studentëve, pedagogëve dhe banorëve lokalë iu kërkua të “rrinin brenda” ndërsa kërkimet për të vazhdonin.
Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarit. Ai është parë i veshur me një xhaketë blu dhe një kapele bejsbolli.
Një numër autoambulancash janë parë duke mbërritur në vendngjarje, ndërsa të plagosurit tani po trajtohen në spital.
Nuk dihet motivi i sulmuesit.