prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Të mbijetuarit e luftës në Bosnjë, në ndihmë të popullit të Ukrainës 

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in RAJONI & BOTA
A A
Të mbijetuarit e luftës në Bosnjë, në ndihmë të popullit të Ukrainës 
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe u izolua nga forcat serbe të Bosnjës. Për tre vite të vështira, banorëve iu desh të gjenin mënyra krijuese për të patur energji dhe ngrohje. Qyteti po mbledh tashmë materiale, skica dhe projektime nga kjo përvojë e tridhjetë viteve më parë, për të ndihmuar me prodhimin e energjisë popullin e Ukrainës. 

Banorët e qytetit Gorazhdë, në lindje të Bosnjës, i njohin vuajtjet që po kalojnë ukrainasit. Tridhjetë vjet më parë, ata kaluan mbi tre vite shumë të vështira, kur serbët e Bosnjës godisnin qytetin e tyre me raketa dhe artileri nga kodrat përreth.

Rrethimi i zgjatur gjatë luftës së Bosnjës në periudhën 1992-1995 e la Gorazhdën pa energji, ushqime, ilaçe dhe pa kontakte me botën e jashtme.

Banorët gjetën mënyra krijuese për të patur ndriçim dhe ngrohje. Ata tashmë po i ndajnë këto këshilla për mbijetesën me civilët në Ukrainë, që janë zhytur në errësirë dhe në të ftohtin dimëror për shkak të goditjeve të pandalura të raketave ruse dhe dronëve ndaj rrjetit energjetik. Guvernatori rajonal thotë se u kontaktuan nga të njohur që punojnë për delegacionin e Bashkimit Evropian në Sarajevë duke kërkuar të dhëna për t’i ndihmuar ukrainasit me një burim alternativ energjie.

“Na kërkuan nëse mund të gjenim ndonjë lloj vizatimi, fotografi, materiale filmike me të cilat mund të ndihmojmë popullin e Ukrainës. Mblodhëm gjithçka që mundëm brenda 5 apo 6 ditësh”, thotë guvernatori Edin Culov.

Interesimi më i madh ishte për mini-hidrocentralet që ishin përdorur në vitet 1990 në këtë qytet. Banorët i ndërtuan ato vetë përgjatë lumit, dhe i vendosën mbi fuçi që të qëndronin mbi ujë. Secili hidrocentral kishte një kabull furnizimi që lidhte gjeneratorin e tij me urën, nga ku në vazhdim kabllo të tjera e shpërndanin energjinë nëpër godina.

Në varësi të volumit të ujit, mini-hidrocentralet prodhonin mjaftueshëm energji për spitalin e qytetit të Gorazhdës dhe për banorët që jetonin pranë lumit. Prototipin e parë e krijoi një grup i vogël inxhinierësh dhe elektricistësh me eksperiencë të fituar nga periudha kur qyteti prodhonte çdo gjë, që nga tekstilet dhe deri tek armët. Projekti i tyre mundësoi që mini-hidrocentralet të mund të ndërtoheshin nga motorë dhe materiale skrapi të mbledhura nga fabrikat, makinat dhe shtëpitë e bombarduara të qytetit.

Mini-hidrocentralet mbushën lumin dhe mendohet se ndihmuan për të rezistuar, duke e bërë Gorazhdën të vetmen zonë që nuk u mor nga forcat serbe. Pas përfundimit të luftës, pajisjet u hoqën dhe u çmontuan.

Advertisement

Dy nga personat që po i përgjigjen thirrjes së guvernatorit për të ndihmuar popullin ukrainas, ishin anëtarë të ekipit që i krijoi këto pajisje.

Aziz Lepenica, që dikur jepte mësim inxhinierie në shkollën e lartë teknike, ofroi që të rikthehej për t’u treguar studentëve si të përgatisin projektimin e duhur dhe përllogaritjet teknike për Ukrainën.

“Nuk patëm bërë asnjë projektim. Nuk kishim kohë për këto. I bëmë të gjitha llogaritë dhe planet e ndërtimit me mendje. Më vonë krijuam një listë materialesh të përshtatshme”, thotë ai.

Përpara se të dilte në pension, zoti Lepenica ndihmoi disa nga nxënësit e tij që të krijonin një replikë të këtyre mini-hidrocentraleve. Replika u vendos pranë urës kryesore në vitin 2016 për të shërbyer si monument kujtese.

Murat Heto, i cili ishte gjithashtu në grupin e projektuesve, po ndihmon për të përgatitur skicat e tanishme për Ukrainën.

“Me gjithë ç’kemi kaluar, duhet të jesh bërë prej druri nëse nuk ndien dhimbjen e ukrainasve. E mbajmë mend luftën, kur një kile miell bënte dallimin mes jetës dhe vdekjes”, thotë ai.

Mbi 7 mijë civilë u vranë apo u plagosën rëndë në këtë qytet nga sulmet e forcave serbe. Banorët dilnin shpesh natën për të shmangur sulmet e snajperëve apo të artilerisë. Prurjet e refugjatëve nga zonat përreth e dyfishuan popullsinë në gati 70 mijë banorë. Banorët thonë se megjithëse forcat serbe nuk lejonin kalimin e autokolonave me ndihma në ushqime dhe ilaçe të OKB-së, mini-hidrocentralet u shndërruan në një simbol të vendosmërisë për të mos u dorëzuar.

Lexo edhe

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë
RAJONI & BOTA

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

February 1, 2023
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve
RAJONI & BOTA

SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

February 1, 2023
Peach, i shkon Lajçakut në Bruksel
RAJONI & BOTA

Peach, i shkon Lajçakut në Bruksel

February 1, 2023
Anulohen 1400 fluturime, SHBA goditet nga stuhia e borës
RAJONI & BOTA

Anulohen 1400 fluturime, SHBA goditet nga stuhia e borës

February 1, 2023
Azerbajxhani arreston afër 40 persona, dyshohet se spiunonin për Iranin
RAJONI & BOTA

Azerbajxhani arreston afër 40 persona, dyshohet se spiunonin për Iranin

February 1, 2023
Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me ekstradimin e “terroristëve”
RAJONI & BOTA

Turqia me qëndrim pozitiv për anëtarësimin e Finlandës në NATO

February 1, 2023
Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit
Lajme

Ligji për pagat, Krasniqi: Kurti iu dha edhe një goditje tjetër punonjësve të sektorit publik

by prestigji.com
February 1, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot, përmes zbulimit të koeficientit të pagave në vlerë...

Read more
Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit

Ligji për pagat, Krasniqi: Kurti iu dha edhe një goditje tjetër punonjësve të sektorin publik

February 1, 2023
Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

February 1, 2023
Këto do të jenë pagat e ushtarëve të FSK-së

Këto do të jenë pagat e ushtarëve të FSK-së

February 1, 2023
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com