prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Të maskuar, katër persona kryejnë vjedhje në vlerë të 20 mijë eurove në Ferizaj – arrestohet njëri nga ta

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Të maskuar, katër persona kryejnë vjedhje në vlerë të 20 mijë eurove në Ferizaj – arrestohet njëri nga ta
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Një person është arrestuar mëngjesin e së hënës për grabitje/vjedhje në fshatin Bibaj të Ferizajt, vepër kjo të cilën dyshohet se e ka kryer bashkë me tre persona të tjerë që janë në kërkim.

Policia njofton se rreth orës 02:20, një person i moshës 61-vjeçare ka informuar se persona të maskuar ishin duke vjedhur/grabitur në shtëpinë e tij.

“Patrulla e policisë menjëherë është nisur në drejtim të shtëpisë dhe më pas në përforcim të tyre janë nisur edhe njësitet tjera. Me të arritur tek shtëpia kanë vërejtur se të dyshuarit ishin brenda shtëpisë dhe në përpjekje për t’i kapur në flagrancë të dyshuarit kanë kërcyer nga kati i dytë, duke u larguar nga oborri në fushë të hapur në drejtime të ndryshme”, thuhet në komunikatën për media.

“Pas ndjekjes së tyre policia ka arritur që të ndalojë njërin të dyshuar dhe më pas ta arrestojë, i cili duke rezistuar kishte sulmuar zyrtarët policor. Si dëshmi tek i dyshuari janë gjetur : stoli ari, një mjet i mprehtë ( thikë) dhe një bateri ndriçuese, ndërsa tre të tjerë janë larguar në drejtim të panjohur”.

Tutje, bëhet e ditur se policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet.

“Nga hetimet e para është mësuar se katër persona me maska kishin depërtuar me forcë brenda në shtëpi dhe sipas viktimës femër, kosovare e moshës 34 vjeçare, e cila ishte në gjumë me katër fëmijët e saj, posa kishte dëgjuar zhurmën arrin përmes telefonit që ta njoftojë vjehrrin e saj, e që më pas ai njofton policinë, ndërsa viktima has të maskuarit, të cilët ishin me armë zjarri( pistoleta) në dorë. Të dyshuarit në prezencë të saj dhe fëmijëve, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur stoli ari dhe gjësende të tjera në vlerë rreth 20 mijë eurove”.

Advertisement

“I dyshuari/i arrestuari në flagrancë I.R, mashkull, shqiptar, shtetas i Serbisë, i moshës 48 vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura të intervistimit, verifikimit dhe hetimit dhe me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa në kërkim policor mbeten të dyshuarit tjerë të kësaj ngjarje”.

Lexo edhe

Moti sot
Lajme

1 prilli me diell dhe me vranësira të çrregullta

April 1, 2023
Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)
Lajme

Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar (VIDEO)

March 31, 2023
Fadil Kajtazi
Lajme

Djegia e veturave në veri, Kajtazi: Kanë qëllime politike, janë akte terroriste (VIDEO)

March 31, 2023
Derek Chollet
Lajme

Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

March 31, 2023
Vladimir Putin
Lajme

Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë

March 31, 2023
Ministria e Financave: Komunat s’kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë (DOKUMENT)
Lajme

Murati: Miratohet projektligji që mundëson zbritjen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro

March 31, 2023
Serbi: Llazoviq i kërkoi llogari Gashiqit cili pranoi se policia nuk kishte shenja të përshkruara në protesta
RAJONI & BOTA

Serbi: Llazoviq i kërkoi llogari Gashiqit cili pranoi se policia nuk kishte shenja të përshkruara në protesta

by prestigji.com
April 1, 2023

Kosova.info - Serbi: Llazoviq i kërkoi llogari Gashiqit cili pranoi se policia nuk kishte shenja të përshkruara në protesta उसके...

Read more
Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

April 1, 2023
Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

April 1, 2023
A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

April 1, 2023
Vitia: Jemi këtu për të zgjidhur problemet e shëndetësisë

Vitia: Jemi këtu për të zgjidhur problemet e shëndetësisë

April 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com