prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Takimi i Osmanit e Kurtit me Blinken, Qeveria jep detaje

prestigji.com by prestigji.com
8 months ago
in Lajme
A A
Takimi i Osmanit e Kurtit me Blinken, Qeveria jep detaje
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani Sadriu u pritën në takim nga Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës dhe i falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fuqishme në çështje me rëndësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai shprehu mirënjohje për pranimin e afganëve në Kosovë, mbështetjen për Ukrainën që nga ditët e para të fillimit të agresionin rus atje, si dhe punën e përbashkët në aspekte tjera, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e ShBA-së, në takim u vlerësua lart partneriteti dhe aleanca ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. U theksuan raportet bilaterale shtetërore të shkëlqyeshme dhe mundësitë për avancimin e tyre, veçanërisht në rrafshin ekonomik, me shtim të investimeve dhe me rritje të shkëmbimeve tregtare.

Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës është rrëfim suksesi i dyfishtë, i punës dhe qëndrueshmërisë së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë, dhe së dyti, është rrëfim suksesi i një demokracie cilësore e cila shkon bashkë me zhvillimin ekonomik, thuhet tutje në komunikatë.

U bisedua për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua për demokratizimin e rajonit si dhe fuqizimin e aleancave vlerore e politike për t’u ballafaquar me ndikimet dhe rreziqet që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i Kosovës në Programin Partneriteti për Paqe të NATO-s, si dhe ngritja e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë së Kosovës, u tha se do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë të mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Advertisement

Duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë me ShBA-në në NATO, u theksua se mbrojtja është një fushë në të cilën Kosova e ka rritur ndjeshëm buxhetin. Synojmë që siguria e Kosovës të ketë për partner edhe të padiskutueshëm por edhe gjithnjë më të fuqishëm ShBA-në, tha Kryeministri Kurti.

U diskutua për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër , në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Në takim u ritheksua që Republika e Kosovës deri më tani është angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut, dhe se është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

The post Takimi i Osmanit e Kurtit me Blinken, Qeveria jep detaje appeared first on Klan Kosova.

Lexo edhe

Blinken flet para Senatit: Marrëveshja e Ohrit, lëviz pesëshen e BE-së drejt njohjes së Kosovës
Lajme

Blinken flet para Senatit: Marrëveshja e Ohrit, lëviz pesëshen e BE-së drejt njohjes së Kosovës

March 23, 2023
Escobar Abazoviq
Lajme

Takohen Escobar dhe Abazoviq, diskutojnë për trajtimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

March 23, 2023
Kelmendi thotë se mbrëmë Kurti nuk gaboi, veproi drejt
Lajme

Kelmendi: Pse duhet të ketë asociacion ose vetëmenaxhim të një komuniteti etnik në një shtet multientik?

March 23, 2023
Berat Rukiqi
Lajme

Dy vjet të Qeverisë Kurti, Rukiqi (LDK): Shohim grafikone që tentohen të manipulohen (VIDEO)

March 23, 2023
Perparim Gruda
Lajme

Gruda (PDK): Qeveria Kurti është më e dobëta në historinë  e Kosovës së pasluftës (VIDEO)

March 23, 2023
BIK: Pas një dekade sonte u përurua xhamia e çarshisë në Prishtinë

by prestigji.com
March 23, 2023

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë sonte se me arritjen e marrëveshjes së planit evropian në Ohër, pesëshja...

Read more
Escobar Abazoviq

Takohen Escobar dhe Abazoviq, diskutojnë për trajtimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

March 23, 2023
Kelmendi thotë se mbrëmë Kurti nuk gaboi, veproi drejt

Kelmendi: Pse duhet të ketë asociacion ose vetëmenaxhim të një komuniteti etnik në një shtet multientik?

March 23, 2023
Berat Rukiqi

Dy vjet të Qeverisë Kurti, Rukiqi (LDK): Shohim grafikone që tentohen të manipulohen (VIDEO)

March 23, 2023
Perparim Gruda

Gruda (PDK): Qeveria Kurti është më e dobëta në historinë  e Kosovës së pasluftës (VIDEO)

March 23, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com