prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Suedia sot merr kryesimin e Presidencës së BE-së

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
Suedia sot merr kryesimin e Presidencës së BE-së
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Sot, më 1 janar, Suedia do të marrë kryesimin me Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj.

Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia. Suedia e cila do të mbajë Presidencën deri më 1 korrik 2023 ka përcaktuar temat që do të ketë prioritet në periudhë.

Sipas dokumenteve të përgatitura nga Presidenca e radhës së Suedisë, këto tema do të jenë, siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe mbisundimi i ligjit.

Siguria

Në temën e sigurisë, Suedia do t’i japë prioritet vazhdimit të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, lufta e së cilës vazhdon me Rusinë. Suedia mbron idenë se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në BE duhet të mbështetet dhe se duhet të ndërmerren më shumë hapa për rindërtimin e vendit.

Përveç kësaj, Presidenca suedeze, për sigurinë e Evropës do të theksojë edhe sigurimin e konsensusit mes vendeve evropiane edhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët si dhe do të nënvizojë luftën kundër krimit të organizuar përtej kufijve.

Mesdheu Lindor dhe Turqia

Përparësia e Presidencës së Suedisë në politikën e jashtme do të jetë Rusia. Duke vënë theksin se edhe zhvillimet e tjera përreth BE-së kanë rëndësi jetike në aspektin e Unionit, Suedia kërkon rritjen e kontakteve më të afërta me vendet në fjalë. Suedia ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e situatës së sigurisë në Ballkan dhe thekson se stabiliteti dhe siguria në Mesdheun Lindor është në interesin strategjik të BE-së.

Suedia mendon se në të njëjtën mënyrë, marrëdhëniet e bazuara në bashkëpunim dhe interes të përbashkët me Turqinë kanë rëndësinë në aspektin e interesave strategjike të BE-së.

Konkurrenca dhe ekonomia

Vendimet politike dhe kujdesi synojnë eliminimin e efekteve të luftës së Ukrainës në afat të shkurtër, rikujton Suedia e cila duke tërhequr vëmendjen mbi vendimet afatgjata të temës së konkurrencës do të theksojë nevojën për vazhdimin e rritjes ekonomike.

Advertisement

Qeveria suedeze e cila mbron idenë se lidhjet transatlantike me SHBA-në duhet të mbahen të fuqishme, në njërën anë do të përpiqet t’u japë drejtim politikave të saj ekonomike në një mjedis ku administrata amerikane ka sjellë vendimet e saj ekonomike proteksioniste të cilat mund të ndikojnë negativisht tek vendet e Evropës.

Suedia në krye të renditjes në axhendën politike planifikon të vendosë qëndrim të përbashkët që synon mbrojtjen e fuqisë së konkurrencës së Evropës.

Transformimi i energjisë

Qeveria suedeze në temën e transformimit të mjedisit dhe energjisë synon që të bëhet transformimi i çmimeve të energjisë në afat të shkurtër dhe reformën e tregut të energjisë në afat të gjatë.

Në Presidencën e radhës së Suedisë, synohet të formohen politika për përshpejtimin e mëtejshëm dhe politika lehtësuese për investimet në këtë drejtim të cilat janë përpjekje të BE-së e cila pas luftës në Ukrainë përshpejtoi transformimin në energjinë e rinovueshme duke ulur varësinë nga lëndët fosile në energji.

Administrata suedeze e cila thotë se vlerat demokratike janë baza e zhvillimit ekonomik, lirive individuale dhe harmonisë, gjatë periudhës 6 mujore të Presidencës së saj do të vazhdojë t’u japë prioritet të drejtave themelore dhe mbisundimit të ligjit.

Lexo edhe

Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Nuk morën votat e mjaftueshme në Kuvend, përsëritet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të KGJK-së

February 2, 2023
Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së
Lajme

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

February 2, 2023
Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'
Lajme

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi
Lajme

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit
Lajme

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Nuk morën votat e mjaftueshme në Kuvend, përsëritet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të KGJK-së

by prestigji.com
February 2, 2023

Konkursi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të përsëritet, pasi asnjëri nga kandidatët e propozuar...

Read more
Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

February 2, 2023
Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

February 2, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com