prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Suedia merr kryesimin e Presidencës së BE-së

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in RAJONI & BOTA
A A
Suedia merr kryesimin e Presidencës së BE-së
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Suedia sot më 1 janar merr kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia. Suedia e cila do të mbajë Presidencën deri më 1 korrik 2023 ka përcaktuar temat që do të ketë prioritet në periudhë.

Sipas dokumenteve të përgatitura nga Presidenca e radhës së Suedisë, këto tema do të jenë, siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe mbisundimi i ligjit.

Siguria

Në temën e sigurisë, Suedia do t’i japë prioritet vazhdimit të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, lufta e së cilës vazhdon me Rusinë. Suedia mbron idenë se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në BE duhet të mbështetet dhe se duhet të ndërmerren më shumë hapa për rindërtimin e vendit.

Përveç kësaj, Presidenca suedeze, për sigurinë e Evropës do të theksojë edhe sigurimin e konsensusit mes vendeve evropiane edhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët si dhe do të nënvizojë luftën kundër krimit të organizuar përtej kufijve.

Mesdheu Lindor dhe Turqia

Përparësia e Presidencës së Suedisë në politikën e jashtme do të jetë Rusia. Duke vënë theksin se edhe zhvillimet e tjera përreth BE-së kanë rëndësi jetike në aspektin e Unionit, Suedia kërkon rritjen e kontakteve më të afërta me vendet në fjalë. Suedia ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e situatës së sigurisë në Ballkan dhe thekson se stabiliteti dhe siguria në Mesdheun Lindor është në interesin strategjik të BE-së, transmeton Anadolu Agency.

Suedia mendon se në të njëjtën mënyrë, marrëdhëniet e bazuara në bashkëpunim dhe interes të përbashkët me Turqinë kanë rëndësinë në aspektin e interesave strategjike të BE-së.

Konkurrenca dhe ekonomia

Vendimet politike dhe kujdesi synojnë eliminimin e efekteve të luftës së Ukrainës në afat të shkurtër, rikujton Suedia e cila duke tërhequr vëmendjen mbi vendimet afatgjata të temës së konkurrencës do të theksojë nevojën për vazhdimin e rritjes ekonomike.

Advertisement

Qeveria suedeze e cila mbron idenë se lidhjet transatlantike me SHBA-në duhet të mbahen të fuqishme, në njërën anë do të përpiqet t’u japë drejtim politikave të saj ekonomike në një mjedis ku administrata amerikane ka sjellë vendimet e saj ekonomike proteksioniste të cilat mund të ndikojnë negativisht tek vendet e Evropës.

Suedia në krye të renditjes në agjendën politike planifikon të vendosë qëndrim të përbashkët që synon mbrojtjen e fuqisë së konkurrencës së Evropës.

Transformimi i energjisë

Qeveria suedeze në temën e transformimit të mjedisit dhe energjisë synon që të bëhet transformimi i çmimeve të energjisë në afat të shkurtër dhe reformën e tregut të energjisë në afat të gjatë.

Në Presidencën e radhës së Suedisë, synohet të formohen politika për përshpejtimin e mëtejshëm dhe politika lehtësuese për investimet në këtë drejtim të cilat janë përpjekje të BE-së e cila pas luftës në Ukrainë përshpejtoi transformimin në energjinë e rinovueshme duke ulur varësinë nga lëndët fosile në energji.

Administrata suedeze e cila thotë se vlerat demokratike janë baza e zhvillimit ekonomik, lirive individuale dhe harmonisë, gjatë periudhës 6 mujore të Presidencës së saj do të vazhdojë t’u japë prioritet të drejtave themelore dhe mbisundimit të ligjit./KP

Lexo edhe

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?
RAJONI & BOTA

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

February 4, 2023
Njihuni me mundësin e suksesshëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut,Fati Vejseli
RAJONI & BOTA

Njihuni me mundësin e suksesshëm shqiptar nga Maqedonia e Veriut,Fati Vejseli

February 3, 2023
Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën
RAJONI & BOTA

Paketë kolosale ndihme e BE: 18 miliardë euro për Ukrainën

February 3, 2023
Shqipëria goditet nga një tjetër tërmet
RAJONI & BOTA

Rekord tërmete në vitin 2022 në Zvicër

February 3, 2023
Zbulohet një ekzoplanet i ri i ngjashëm me Tokën, potencialisht mikpritës për jetën
RAJONI & BOTA

Zbulohet një ekzoplanet i ri i ngjashëm me Tokën, potencialisht mikpritës për jetën

February 3, 2023
Blinkeni shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze
RAJONI & BOTA

Blinkeni shtyn vizitën në Pekin për shkak të balonës kineze

February 3, 2023
Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?
RAJONI & BOTA

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

by prestigji.com
February 4, 2023

Edhe pse ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga viti 1903, kur revolucionari Goce Dellçev vdiq në duart...

Read more
Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

February 4, 2023
Presidenti Erdoğan takon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

SHBA ishin të parët, thashë ne do të jemi të dytët

February 4, 2023
96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

96 vjeçarja që mban gjall traditën e shqiptarëve të Malit të Zi. Ajo qendis veshjet kombetare shqiptare

February 4, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com