Bllokada, tensionet e protesta nuk e ndaloi zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi janë të zgjedhurit e rinjë që morën votat në raundin e tretë.
Mundësia që këta të zgjidhën u krijua vetëm pas ndërhyrjes së policisë që nga ti largojnë nga hyrja senatorët që janë në përfundim të mandatit, e të cilët bllokuan shkallët me qëllim qe të mos mbahet takimi ngase sipas tyre mundësia që studentët senatorë të rinjë të votojnë përbënë shkelje.
Këta të fundit e komentuan veprimin e parardhësve si sjellje pas humbjes, derisa votimi i strukturave te reja nga studentët e rinjë sipas tyre është praktikë e UP-së.
Në lidhje me pretendimet e tyre, studentët që po e përfundojnë mandatin paralajmëruan kallxim penal.