Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për dërgimin e tankeve Lepoard 2 në Ukrainë.
Stoltenberg tha se e mirëpret fuqishëm vendimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për ofrimin e tankeve për Ukrainën në konsultim me aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s.
Në një moment kritik të luftës së Rusisë, këto mund të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të fitojë dhe të mbizotërojë si një komb i pavarur”, ka shkruar Stoltenberg, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, Gjermania mori vendim që t’i ofrojë Ukrainës 14 tanke Leopard 2.