Sot u shkri akulli mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit (VIDEO)

 Sot u shkri akulli mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit (VIDEO)

Gazetari shqiptar, Ergys Gjençaj, ka treguar më shumë detaje për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë të cilin e ka përcjellë nga afër gjatë ditës.

Ai tha se nga ajo që ka parë sot ka vërejtur se ‘akulli’ mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti sot ka nisur të shkrihet.

“Është e vështirë të flasim se çka ka ndodhur brenda takimit, sepse ishte takim me dyer të mbyllura dhe informacionet kanë qenë vështirë të kalohen përtej atyre dyerve. Sa i përket raportit mes Edi Ramës [kryeministrit të Shqipërisë] dhe Albin Kurtit [kryeministrit të Kosovës] mund të themi se ka pasë shkrirje të akullit që mes tyre ka ekzistuar këtyre viteve të fundit”.

Advertisement

“Në momentin që Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama e priti me dashamirësi vëllazërore dhe me të njëjtën monedhë, të paktën nga ajo që ne pamë nga larg, iu përgjigj edhe Albin Kurti. Po ashtu me një dashamirësi pozitive ishin edhe pas përfundimit të samitit në momentin kur Edi Rama e përcolli Albin Kurtin ku edhe kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër në oborrin e Pallatit të Brigadave. Pashë një shkrirje të akujve mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit”.

Gazetari i politikës në “Neës 24” foli edhe për përplasjen mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq, që padyshim e mori gjithë vëmendjen në samitin e sotëm.

“Duhet të kemi parasysh se ky ishte samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ana Bërnabiq ishte në të njëjtën tavolinë dhe përballë kishte Albin Kurtin, kryeministrin e Republikës së Kosovës. Nëse flasim me simbolikë kishte kryeministrin e një vendi tjetër, pavarësisht se Serbia dhe Ana Bërnabiq dhe çdo zyrtar i Serbisë deklarojnë se nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, por një ditë kjo do të jetë fakt dhe do të ndodhi. Takimi kishte përplasje, retorika dhe debate mes Albin Kurtit dhe Ana Bërnabiqit”.

“Kurti ka kërkuar tjetërsimin e formatit të takimit ku Kosova duhet të njihet si shtet çka është kundërshtuar me forcë nga Bërnabiq me argumentin se Kosova nuk njihet nga të paktën pesë vende të BE-së dhe nuk mund të konsidoeht si shtet në vete dhe si i tillë nuk mund të trajtohet në takime të tillë. Janë debate normale mes dy kryetarëve të qeverive të vendeve që s’e njohin njëra-tjetrën, më mirë të themi Beogradi nuk e njeh Kosovë. Mirëpo, qëndrimi në të njëjtën tavolinë si kryeministra të dy vendeve për mua flet shumë”.

 

Advertisement

Të ngjashme