Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Sot pritet të votohet për presidentin e ri të Shqipërisë

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Sot pritet të votohet për presidentin e ri të Shqipërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ora 16:00 e ditës së djeshme përmbylli edhe afatin zyrtar të pranimit të kandidaturave për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se nuk ka asnjë kandidaturë të regjistruar, duke u djegur kështu raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit.

Nga ana tjetër sot në 09.00 mblidhet komisioni i ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ndërsa pasdite në orën 17.00, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon raundin e parë të votimit.

Socialistët i mbajnë ende diskrete emrat e propozuar në zarfe, ndërkohë që opozita është e përfshirë në dy grupe paralele negociatorësh të cilët do të kenë si qëllim nxjerrjen e një apo disa kandidaturave konsensuale që do të kërkonin edhe votat e shumicës.

Megjithatë, raundin e parë për Presidentin, socialistët dhe demokratët e konsumuan pa asnjë kandidat. Kushtetuta ka parashikuar që tre raundet e para të zhvillohen me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit Presidenti i Republikës mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ku mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme Presidentin.

Taulant Balla deklaroi pas negociatave këtë fundjave se qëllimi i PS është të shkojë drejtë një emri konsensual me opozitën, ndërkohë që aleatët e PD kërkojnë që ndryshe nga propozimi i Enkelejd Alibeajt, kreu i ri i shtetit të jetë një profil politik.

Si zgjidhet Presidenti?

Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra së fundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota. Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin./Abcnews.al/ 

Lexo edhe

Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit
Lajme

Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

July 1, 2022
Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë
Lajme

Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë

July 1, 2022
Osmani vjen me një deklaratë për Asociacionin – kjo është porosia e saj
Lajme

Anëtarësimi i Kosovës në NATO përtej shkaqeve të sigurisë

July 1, 2022
Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit
Lajme

Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit

July 1, 2022
Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s'beson në Vetting, sepse s'dëshiron ta bëjë (VIDEO)
Lajme

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë (VIDEO)

July 1, 2022
Gjakovë, hapet ekspozitë për sakrificën e shqiptarëve të Sanxhakut (VIDEO)

by prestigji.com
July 1, 2022
0

Infeksionet me COVID-19 po rriten në 110 vende, me numrin e rasteve që është rritur me 18 përqind gjatë javës...

Read more
Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë

Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë

July 1, 2022
Osmani vjen me një deklaratë për Asociacionin – kjo është porosia e saj

Anëtarësimi i Kosovës në NATO përtej shkaqeve të sigurisë

July 1, 2022
Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit

Ministria Nagavci takohet me homologun kroat, flasin për mundësit e bashkëpunimit

July 1, 2022
Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s'beson në Vetting, sepse s'dëshiron ta bëjë (VIDEO)

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu: Qeveria s’beson në Vetting, sepse s’dëshiron ta bëjë (VIDEO)

July 1, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com