Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Sot janë bërë 23 vite nga krimi makabër në familjen Kastrati!

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
Sot janë bërë 23 vite nga krimi makabër në familjen Kastrati!
Share on FacebookShare on Twitter

Sot janë bërë 23 vite nga krimi makabër në familjen Kastrati, aty ku pesë anëtarët e kësaj familjeje u vranë mizorisht nga serbët, shkruan Kosova Post.

Derisa, në nder të familjes Kastrati, ish- eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë e dashamirë të familjes Kastrati sot kanë bërë homazhe në varrezat e qytetit në Pejë.

Me këtë rast u evakuuan kujtime dhe u çmua kontributi i familjes Kastrati ndër breza për çlirimin e vendit.

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga drejtuesit e Betejës së Koshares, Rrustem Berisha, deklaroi se momenti i vështirë ishte t’i jepej lajmi Valonit, vëllait të Valdetit, që në atë kohe ishte në Koshare se familjarët e tij ishin vrarë.

Berisha: Moment i vështirë të njoftohej Valoni

“23 vite më parë kur ka ndodhur kjo vrasje mizore ndaj familjes Kastrati dhe Muratagiqi, me mori në telefon axha i Valonit, Muhameti dhe me njoftoi për tragjedinë që kishte ndodhur në këtë familje. Edhe pse ne kishim luftime të përditshme, kishim ngjarje, lajme në Betejën e Koshares, krahas saj e ftova Valonin dhe e bëmë një plan bashkë me Muhametin që t’i thoshim që Valoni duhet të kthehet sepse ka vdekur dikush i familjes tonë dhe duhet të shkohet në të pame. Këtë variant na e hodhi poshtë menjeherë Valoni sepse tha ‘jemi në kohë të luftës, nuk ka të pame, masi të kryhet lufta pastaj vazhdojmë me të pame’. Në nderkohë ritmi i betejës u ashpërsua dhe unë u detyrova që të merresha me disa çështje të tjera të frontit, dhe kur kthehem Valoni ishte kthyer prapë te shokët e tij në vijën e frontit dhe u detyrova ta ftoj. Dhe thash Valon tani i kemi dy variante, ose ti të shkosh, pasi janë angazhuar disa djem të katunit tonë, ose duhet të shkoj unë dhe të bisedoj me ta që të vijnë në luftë. Faktikisht tha ‘nuk më duket e arsyeshme por pasi është kështu po shkoj’, dhe ashtu ndodhi. Kur ka shkuar atje sigurisht familjarët e kanë njoftuar sepse pas tragjedisë që kishte ndodhur, kishin kaluar në Shqipëri”, tregoi Berisha.

Ish-ministri i Mbrojtjes deklaroi se familja Kastrati brez pas brezi kanë kontribuar për çështje kombëtare dhe një kontribut të çmuar e kishte dhënë edhe Valoni. Berisha tha se ishin me fat që e kishin një luftëtar si Valoni në Betejën e Koshares, aty ku me forcën e armës u hoq kufiri shqiptaro- shqiptar.

AI tha se tashmë institucionet e Kosovës duhet të punojnë për jetësimin e amanetit të të gjithë të rënëve dhe të mos lejohet të përsëriten histori si ato para dy dekadash.

Berisha: Histori të tilla nuk duhet të përsëriten

“Tani i kemi institucionet e Kosovës, këto institucione duhet qe të forcohen. duhet të punojnë shumë që ta ndërtojmë shtetin tonë dhe rastet e tilla sikur qe kanë ndodh gjatë luftës së fundit, të mos ndodhin më ndaj civileve dhe popullates tonë”, tha ai.

Bekim Sejdiu, në emër të familjarëve, u shpreh krenar për të rënët e familjes Kastrati dhe Muratagiqi të cilët sakrifikuan jetën për liri. Ai tha se 28 maji është një ditë dhimbjeje por edhe krenarie.

Sejdiu: 28 maji është një ditë dhimbjeje dhe krenarie

“Për ne 28 maji është gjithmonë ditë e dhimbjes, po ashtu ditë e krenarisë sepse mburremi me veprën dhe sakrificën e familjes Kastrati, jemi mirënjohës dhe mburremi gjithashtu me familjen Muratagiq të cilët do të dëshiroja t’i potencoja posaçërisht. Për neve është mburrje dhe krenari që pasardhësit e familjes Kastrati na bënë të ndihemi mirë çdo ditë me të arriturat e tyre dhe me suksesin e tyre, me virtytet e tyre që kanë trashëguar nga të parët e tyre me të cilët ne me të vërtetë të gjithë jemi krenarë”, tha ai.

Vajza e vogël e dëshmorit Valdet Kastrati, Valza tha për KosovaPress se kanë ndjekur rrugëtimin e studimeve në mjekësi që babai i saj gjithmonë e ka dashur.

Kastrati: Jam krenare për babin

“Unë jam vajza e vogël e Valdetit. Jam shumë krenare për babin dhe familjen time, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që gëzojmë sot. Gjithashtu unë dhe Tringa sot jemi absolvente në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, diçka që babi gjithmonë e ka dëshiruar me marrë një drejtim të mjekësisë. Besoj që do ishte krenar me neve”, tha ajo.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lexo edhe

Pacolli: Në kuvend do të instalohen fontana uji, deputetët mund të pinë me grushta (VIDEO)
Lajme

Pacolli reagon për lajmin për ‘’ujin me grushta’’ por nuk reagoi në intervistë (VIDEO)

July 4, 2022
Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë
Lajme

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

July 4, 2022
30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët
Lajme

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

July 4, 2022
Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)
Lajme

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)
Lajme

Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

July 4, 2022
Sa do të gjobiten lokalet që nuk shërbejnë ujë falas? Flet Fitore Pacolli (VIDEO)

by prestigji.com
July 4, 2022
0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka dalur me një reagim në të cilin thotë se Klankosova.tv, i ka devijuar...

Read more
Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

July 4, 2022
30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

July 4, 2022
Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

July 4, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com