27 korriku i sivjetmë shënon 20-vjetorin e katastrofës së shfaqjes ajrore Sknyliv, pranë Lvivit, Ukrainë, me ç’rast u vranë 77 njerëz, përfshirë 28 fëmijë.
Ky është aksidenti më vdekjeprurës i shfaqjeve ajrore në histori.
Momenti i përplasjes së avionit Sukhoi Su-27 i Forcave Ajrore të Ukrainës. Avioni po pilotohej nga Volodymyr Toponar dhe bashkë-piloti Yuriy Yegorov, kur u përplas me spektatorët derisa po kryente një trik aerobatik për rreth dhjetë mijë shikues në fushën ajrore Sknyliv afër Lvivit, Ukrainë më 27 korrik 2002.Avioni rrëshqiti mbi tokë drejt një avioni që nuk ishte në lëvizje, duke goditur pjesën e parme të avionit transporti Ilyushin Il-76, para se të shpërthente në turmën e spektatorëve.Pilotët Yuriy Yegorov (majtas) dhe Volodymyr Toponar, janë parë disa momente pasi u hodhën nga avioni i tyre. Ata kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.Punonjësit e shpëtimit duke pastruar hapësirën përpara aeroplanit transportues Ilyushin Il-76, që u godit nga krahu i majtë i Su-27. Pilotët kishin deklaruar se harta e fluturimit që ata kishin marrë, ndryshonte nga plani aktual i fushës ajrore.Punonjësit e shpëtimit duke bartur trupat e të vrarëve.Presidenti i atëhershëm ukrainas, Leonid Kuchma, vizitoi të lënduarit në ditën e aksidentit. Kuchma fajësoi publikisht ushtrinë për katastrofën dhe shkarkoi kreun e Forcave Ajrore të Ukrainës.Voldya, shtatë vjeçe, i cili u lëndua në katastrofën e shfaqjes ajrore, shihet duke qarë ndërsa kirurgu Ivan Fedorko, trajton këmbën e tij në një spital fëmijësh në Lviv më 28 korrik 2002.Një nënë duke qarë ndërsa po priste të identifikonte trupat e dy fëmijëve të saj që vdiqën gjatë tragjedisë së shfaqjes ajrore një ditë më parë. Procesi i identifikimit të trupave ishte veçanërisht i vështirë për shkak të dëmeve të tmerrshme të shkaktuara.
Advertisement
Qindra ukrainas u mblodhën në vendin e ngjarjes për t’u lutur dhe për të vendosur lule disa ditë më vonë, më 29 korrik 2002.Më 24 qershor 2005, një gjykatë ushtarake e dënoi pilotin Volodymyr Toponar (shihet në sfond) me 14 vjet burgim dhe bashkë-pilotin Yuriy Yegorov me pesë vjet burgim.
“Shkaku kryesor i rrëzimit të avionit ishte mosrespektimi i planit të fluturimit dhe manovrave ajrore që nuk ishin në program”, tha në atë kohë shefi i hetimit, Yevhen Marchuk.
Bashkë-piloti Yuriy Yegorov (foto pas shpalljes së dënimit të tij më 2005) u lirua në vitin 2008 pasi presidenti i atëhershëm, Viktor Yushchenko, lëshoi një dekret që e uli dënimin e tij në tre vjet e gjysmë.
Një ish-këshilltar ushtarak i ish-presidentit Leonid Kuchma fajësoi masat e papërshtatshme të sigurisë për humbjen e shumë jetëve në shfaqjen ajrore.
“Problemi kryesor ishte mungesa e masave të duhura të sigurisë në terren që mund të kishin ndihmuar pilotët të manovrojnë larg turmave në rast emergjence”, u citua të thoshte Vadim Hrechaninov nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine në atë kohë.