Ramazani është kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim, mirësi shpirtërore – dhe agjërimi është një nga shtyllat kryesore të Islamit, transmeton KosovaPost.
Pët ata që e respektojnë Ramazanin duke agjëruar nga agimi deri në muzg, këtu janë disa nga ndikimet pozitive që agjërimi mund të ketë në shëndetin dhe mirëqenien tuaj:
Rregullon kolesterolin e ‘keq’
Shumë njerëz synojnë të humbin pak peshë duke agjëruar. Megjithatë, një studim i fundit zbuloi se agjërimi ndikon gjithashtu në profilin e lipideve. Kjo rezulton në uljen e kolesterolit në gjak, i cili mund të mbajë larg sulmet në zemër, goditjet në tru dhe sëmundje të tjera.
Oreksi i frenuar
Respektimi i Ramazanit dhe agjërimi i jep stilit të jetesës dhe sistemit tuaj të tretjes një kthesë pozitive. Ndërsa trupi juaj mësohet të hajë më pak, sistemi juaj tretës ka një shans për të pushuar dhe stomaku juaj gradualisht zvogëlohet në madhësi. Kjo zvogëlon oreksin tuaj.
Një detoksik për një muaj
Agjërimi jo vetëm që përdor rezervat tuaja yndyrore, por gjithashtu pastron trupin tuaj nga toksinat e dëmshme që mund të jenë të pranishme në depozitat e yndyrës. Me sistemin e tretjes në një rregullim njëmujor, trupi juaj detoksifikohet natyrshëm, duke ju dhënë mundësinë për të vazhduar një mënyrë jetese më të shëndetshme përtej Ramazanit.
Humor i rritur dhe qartësi mendore
Agjërimi mund të jetë një metodë e ‘mbushjes’ së trurit, rritjes dhe zhvillimit të qelizave të reja të trurit. Studimet tregojnë gjithashtu se agjërimi mund ta bëjë trurin më elastik ndaj stresit, më të adaptueshëm ndaj ndryshimeve dhe mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore, kujtesën dhe madje edhe kapacitetin e të mësuarit.
/KosovaPost.net