Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Si mund ta ulë çmimin e naftës Qeveria, sipas analizës së Avdullah Hotit

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ish-kryeministrit Avdullah Hoti, që është profesor i Ekonomisë, ka shpërndarë një tabelë dhe bashkë me të një analizë se si do të mund të kushtonte më lirë një litër naftë, nëse Qeveria do të shkonte në disa hapa që ai beson që do të duhej.

Qeveritarët dhe aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje shpërndajnë shpesh të dhënat që tregojnë se arka e shtetit po mbushet nga tatimet.

Ish-kryeministri Hoti ka dhënë një version të tij se si po arrihet kjo. Ai pyet Qeverinë se si mund të krenohet me rritjet e të hyrave buxhetore, kur kjo, sipas tij, është bërë në kurriz të qytetarëve, duke u rritur çmimet e mallrave e veçanërisht naftës.

Hoti ka shkruar se kur ka qenë një litër naftë një euro në Kosovë, TVSH ka qenë 14 centë. Tani ai thotë se me rritjen e çmimit të naftës, të hyrat që i grumbullon shteti nga qytetarët janë dyfishuar.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë dhe pa ndërhyrje të ish-kryeministrit:

ÇMIMI NAFTËS DHE NGARKESA TATIMORE PËR QYTETARIN

1.

Kur çmimi i naftës në treg ishte 1 Euro, Qeveria mblidhte 14 centë TVSH për litër të naftës, siç shihet në tabelë në kolonën (e). Tani kur çmimi naftës sillet rreth 1.85 Euro, Qeveria mbledh 27 centë TVSH për litër, që është gati dyfish më shumë ngarkesë me TVSH për qytetarin. Rrjedhimisht, Qeveria do të mund të përgjysmonte TVSH-në në naftë dhe prapë të mblidhte njësoj të hyra buxhetore. Pse nuk është bërë kjo deri më sot? Si mund të krenohet Qeveria për rritje të të hyrave kur kjo rritje vjen nga rritja e çmimit në kurriz të qytetarit?!

2.

Ja një anomali tjetër e krijuar nga Qeveria. Vendimi i Qeverisë, i datës 01.03.2022, i cili ka përcaktuar marzhat tregtare (dhe rrjedhimisht çmimet shitëse maksimale) prej 4% për shitje me shumicë dhe 6% për shitje me pakicë, e ka rritur më tutje çmimin e tregut të naftës.

Advertisement

Shihni kolonat (h) dhe (i) në tabelë. Le të supozojmë se marzhat tregtare kanë qenë edhe më herë 4% me shumicë dhe 6% me pakicë. Kur çmimi i naftës ishte 1 Euro, shitësit me pakicë kishin marzhë tregtare prej 4 centë dhe shitësit me shumicë 6 centë. Tani me rritjen e çmimit në rreth 1.85 Euro, këto marzha janë 7 centë për shitje me shumicë dhe 10 centë për shitje me pakicë. Është e qartë se vendimi i Qeverisë gati i ka dyfishuar marzhat tregtare në terma të vlerës në Euro për litër të naftës.

Cili ka qenë ndikimi i vendimit të Qeverisë?!! A ka qenë qëllimi të rritet marzha në terma absolut dhe, rrjedhimisht, të rriten fitimet për tregtarët, apo ruajtja e interesit të konsumatorit?

3.

Si mund të krenohet Qeveria me rritje të të hyrave buxhetore kur shihet qartë se kjo rritje ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe mallrave të tjera?!

Si ka mundësi që për 5 muaj rritje të çmimeve nuk ndërmerret asnjë masë që do të ulte barrën për qytetarë?!

LDK-ja ka dorëzuar prapë propozimet në Kuvend për masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria për të zbutur barrën për qytetarë nga rritja e çmimeve, në veçanti për naftë, i cili pastaj ndikon në çmimet e të gjitha mallrave të tjera përmes rritjes së kostove të prodhimit dhe transportit.

No photo description available.
Tabela e shpërndarë nga z. Hoti në Facebook

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.Info
EKONOMI

Edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik nga Pakoja e Ringjalljes

August 10, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Kthimi te përdorimi i qymyrit – grupet ekologjike gjermane kundër, paralajmërohen protesta

August 10, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Dogana e Kosovës kap mbi 3.5 tonelata pije joalkoolike të kontrabanduar nga Serbia

August 10, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Ministria e Financave kërkon pesë praktikantë

August 10, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë në Veri, BE-ja ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

August 10, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Përtej kufijve të përballueshmërisë, si po i rrit kriza energjetike çmimet për gjithçka

August 10, 2022
Qeveria ndan edhe 100 mijë euro për punëtorët e shtetit
Lajme

Qeveria ndan edhe 100 mijë euro për punëtorët e shtetit

by prestigji.com
August 10, 2022
0

Edhe 100 mijë euro janë ndarë sot nga Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit publik.  Ministri i Financave, Hekuran...

Read more
Kurti :’ Nuk ka pozitë e opzitë për progresin e Kosovës’

Barrikadat që vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë, por nga lart

August 10, 2022
​Komuna e Gjakovës nga sot nis shënim e 12 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

​Komuna e Gjakovës nga sot nis shënim e 12 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

August 10, 2022
Kosova me mbi 25 përqind më shumë turistë sesa vitin e kaluar

Kosova me mbi 25 përqind më shumë turistë sesa vitin e kaluar

August 10, 2022
Rizvanolli paralajmëron krizën në dimër: Kursimi i energjisë elektrike është kyç

Rizvanolli paralajmëron krizën në dimër: Kursimi i energjisë elektrike është kyç

August 10, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com