Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Si agjerojnë myslimanët e Ukrainës: “Ky Ramazan është përplot dhimbje”

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter

Myslimanët në Ukrainë po agjërojnë, derisa lufta po vazhdon të zhvillohet.

Ata janë shprehur se ky Ramaza është krejt ndryshe me ata që kanë kaluar.
“Si mund të jesh normal ndërsa dëgjon vazhdimisht sirena dhe shikon imazhe të shkollave, spitaleve dhe rezidencave të shkatërruara?” pyet Niyara Mamutova, që migroi në veri të vendit nga Krimea e aneksuar nga Rusia në 2014.

Një tjetër myslimane ukrainase nga Kievi, Viktoria Nesterenko, është dakord me parafolësen e saj.

“Unë gjithmonë kam imazhe të tmerrshme të luftës para syve të mi. Ushtarët rusë vranë shumë civilë, përfshirë fëmijë, afër Kievit. Ky vit nuk është si Ramazanët e kaluar. Jam e pikëlluar”, tha ajo.

Myslimanët atje, po e prisnin me padurim këtë Ramazan pasi nuk mund ta jetonin ashtu siç dëshironin për dy vjet për shkak të epidemisë së COVID-19, por sërish lufta ua prishi planet.

“Gjëja më e vështirë është të përgatitesh moralisht dhe shpirtërisht. Dua të lexoj më shumë Kuran dhe të falem. Por, nuk mund të përqendrohem në lutjet e mia për shkak të tensionit. Sigurisht, ne gjejmë kohë për adhurim. Ka disa përjashtime në kohë lufte. Mund të luteni së bashku. Në këtë mënyrë, ne mund të përmbushim detyrat tona fetare”, u shpreh ajo.
Niyara Mamutova ka tetë vjet që jeton në Zaporizhia në jug të vendit dhe drejton një organizatë joqeveritare që synon të luftojë paragjykimet ndaj myslimanëve, raporton BBC..

Mamutova kujtoi e trishtuar Ramazanët e kaluar, atëherë kur gjithçka ishte e qetë,

“Në të kaluarën e gjithë familja agjëronte, faleshim dhe bënim iftar. Tani familja jonë është copëtuar nga lufta. Disa nga familjarët tanë u larguan nga vendi dhe u vendosën në vende të tjera. Nuk është një atmosferë e lumtur”, u shpreh ajo.

Burri i saj punon si imam në një xhami të kthyer nga një vendbanim, e duke qenë se ka orë policore, burri i saj ndonjëherë nuk mund të kthehet në shtëpi aq vonë, prandaj qëndron në xhami,

Megjithatë, Mamutova ka arritur të bëjë miq të rinj, me të cilët e kalon edhe iftarin.

“Ne e prishim agjërimin bashkë me myslimanët e tjerë, ndihmojmë njëri-tjetrin, po mbledhim gjithashtu donacione për myslimanët të cilëve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha ajo.
“Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha ajo.

Tutje, Niyara Mamutova u shpreh se këto kohë të vështira do t’i kalojnë falë besimit të madh që kanë.

Lexo edhe

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve
RAJONI & BOTA

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve

June 30, 2022
Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s
RAJONI & BOTA

Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s

June 30, 2022
Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë
RAJONI & BOTA

Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë

June 30, 2022
Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi
RAJONI & BOTA

Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi

June 30, 2022
Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York
RAJONI & BOTA

Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York

June 30, 2022
Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi
RAJONI & BOTA

Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi

June 30, 2022
Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike
Lajme

Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

by prestigji.com
July 2, 2022
0

Mbrëmjen  e së premtes, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore në emergjencë në Prishtinë, pasi kishin pësuar lëndime nga trotinetet eklektikë....

Read more
KRR-ja vendos sot për çmimet e reja të karburanteve

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohet nafta për 1 cent

July 2, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

July 2, 2022
Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

July 2, 2022
Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com