Zëvëndës kryeministri i parë në Maqedoninë Veriore, Artan Grupi, e ka mirëpritur zgjedhjen e Dritan Abazoviq si drejtues i qeverisë në Malin e Zi.
Sipas Grubit, shqiptarët tashmë e kanë kohën e artë, që të dëshmojnë vetën meqë llogariten si udhëheqës të lidershipit në Evropën Juglindore.
ZV/kryeministri thotë se bindjet e tre kryeministrave shqiptar janë të njëjta.
Pritje të mëdha pas ardhjes së Abazoviqit krye të ekzekutivit kanë edhe në Mal të Zi, ku gazetari Mustafa Cana, tha se pret që vendi në qershor të fitoj statusin e kandidatit.