prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Shpresat e fundit për të nxjerrë të mbijetuar nga tërmetet

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Shpresat e fundit për të nxjerrë të mbijetuar nga tërmetet
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën edhe të martën, për të nxjerrë njerëz nën rrënojat në tri provinca të prekura rëndë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.

Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 që tronditën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë më 6 shkurt, kaloi shifrën prej 35.000, teksa ekspertët paralajmërojnë se ky numër do të rritet.

Ekspertët thanë se dritarja për të gjetur të mbijetuar po mbyllet.

Tre persona u shpëtuan nga një ndërtesë që është shkatërruar në qendër të Kahramanmarasit, pranë epiqendrës, të martën, rreth 198 orë pas tërmetit.

Gjendja shëndetësore e të mbijetuarve nuk dihet ende.

Në Siri, presidenti Bashar Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihmë dhe pajisjet e nevojshme për miliona viktima të tërmetit, njoftuan Kombet e Bashkuara të hënën.

Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të hapen për një periudhë fillestare prej tre muajsh.

Deri më tani, OKB-së i është lejuar të dërgojë ndihma në zonën e Idlibit vetëm përmes një kalimi të vetëm në Bab Al-Haua.

Kombet e Bashkuara kanë qenë nën presion të madh që të dërgojnë më shumë ndihma dhe pajisje të rënda në veriperëndimin e Sirisë të kontrolluar nga rebelët, ku mungojnë mjetet bazike për gërmim për të mbijetuar të tjerë, teksa numri i të vdekurve po rritet.

Avioni i parë me ndihma nga Arabia Saudite, me 35 tonë ushqime, ateroi në aeroportin e Alepos të mbajtur nga Qeveria të martën në mëngjes, sipas mediave shtetërore siriane.

Arabia Saudite ka mbledhur rreth 50 milionë dollarë në një fushatë publike për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë. Disa vende të tjera arabe kanë dërguar avionë të ngarkuar me ndihma në Sirinë e kontrolluar nga Qeveria, duke përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjerinë, Irakun, Omanin, Tunizinë, Sudanin dhe Libinë. Të gjitha këto vende i kanë dorëzuar ndihmat në Damask.

Advertisement

Tërmeti preku 10 provinca në Turqi, ku jetojnë rreth 13.5 milionë njerëz, si dhe një zonë të madhe në Sirinë veriperëndimore, që është shtëpi e miliona njerëzve.

Më shumë se 41 mijë e 500 ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan shumë, tha ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë. Nën ato ndërtesa ka trupa dhe numri i të zhdukurve mbetet i paqartë.

Në Turqi shumica fajësojnë ndërtimin e gabuar për shkatërrimin e madh. Turqia ka rregulla ndërtimi që plotësojnë standardet e inxhinierisë së tërmeteve, por ekspertët thonë se këto rregulla zbatohen rrallë.

Mobilizimi për të siguruar ushqim për të prekurit nga tërmeti
FotogaleriMobilizimi për të siguruar ushqim për të prekurit nga tërmeti

Numri i të vdekurve në Turqi ishte 31.643 të hënën. Zyrtarët kanë ulur frekuencën e përditësimeve të numrit të vdekjeve dhe tani lëshojnë përditësime më të mëdha një ose dy herë në ditë.

Numri i të vdekurve në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga rebelët ka arritur në 2.166, sipas grupit të shpëtimit Helmetat e Bardha, ndërsa 1.414 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga Qeveria, sipas Ministrisë siriane të Shëndetësisë në Damask. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri është rreth 3.580.

Kabineti i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka planifikuar një takim të martën, ku do të flasë për tërmetin shkatërrues.

Lexo edhe

Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin
RAJONI & BOTA

Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

April 1, 2023
Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar
RAJONI & BOTA

Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

April 1, 2023
A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?
RAJONI & BOTA

A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

April 1, 2023
Sanxhaku: Turqit dhe boshnjakët kanë gjithmonë miq të besueshëm dhe të sinqertë në njëri-tjetrin
RAJONI & BOTA

Sanxhaku: Turqit dhe boshnjakët kanë gjithmonë miq të besueshëm dhe të sinqertë në njëri-tjetrin

March 31, 2023
Aksioni më i madh ndonjëherë, sekuestrohet 800 kilogramë kokainë në Norvegji
RAJONI & BOTA

Aksioni më i madh ndonjëherë, sekuestrohet 800 kilogramë kokainë në Norvegji

March 31, 2023
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
RAJONI & BOTA

Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra

March 31, 2023
Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin
RAJONI & BOTA

Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin

by prestigji.com
April 1, 2023

Kosova.info - Beogradi pa linjë hekurudhore me rajonin उसके घुटनों पर गर्म milf और मुर्गा बेकार है तो इसके द्वारा...

Read more
Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

April 1, 2023
A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

A po e braktisin autoritetet projektin për argjinaturën e Savës?

April 1, 2023
Vitia: Jemi këtu për të zgjidhur problemet e shëndetësisë

Vitia: Jemi këtu për të zgjidhur problemet e shëndetësisë

April 1, 2023
Moti sot

1 prilli me diell dhe me vranësira të çrregullta

April 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com