Shpërthime të shumta janë dëgjuar në qytetin rus të Belgorodit, rreth 40 km në veri të kufirit me Ukrainën, sipas një zyrtari lokal.
Në aplikacionin e mediave sociale Telegram, guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai u zgjua rreth orës 03:35 të së mërkurës nga zhurma e një shpërthimi.
Ai tha se gjatë hartimit të postimit të tij në rrjetet sociale, ai dëgjoi tre sulme të tjera të forta.
Gladkov më vonë tha se raportet paraprake treguan se një depo municioni ishte në zjarr në një vendbanim rural dhe se nuk ka viktima, transmeton Klankosova.tv.