prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës tanke M1 Abrams

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in RAJONI & BOTA
A A
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës tanke M1 Abrams
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se shteti i tij do t’i dërgojë Ukrainës 31 tanke M1 Abrams, teksa Kievi po vazhdon të përballet me pushtimin rus për pothuajse 12 muaj.

Duke folur në një konferencë për media në Uashington, Biden tha më 25 janar se aftësitë blinduese kanë qenë kritike për Ukrainën për të luftuar kundër një kundërshtari më të madh.

Megjithatë, Biden tha se kjo lëvizje nuk është “një kërcënim për Rusinë”.

Ai shtoi se SHBA-ja do të trajnojë trupat ukrainase “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Vendimi i Uashingtonit për të dërguar tanke në Ukrainë, vjen po të njëjtën ditë që Gjermania i dha dritën e gjelbër dërgimit të tankeve të llojit Leopard.

Moska ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainës me tanke moderne perëndimore përbën një provokim të rrezikshëm.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se tanket e NATO-s për Ukrainën do të ndihmojnë që ukrainasit “të përmirësojnë aftësinë e tyre për të manovruar në terren të hapur”.

Advertisement

Ai foli edhe për vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë.

Biden shtoi se “pritja nga ana e Rusisë është se ne do të ndahemi, por ne jemi plotësisht të bashkuar”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vazhdimisht u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që të furnizojnë shtetin e tij me armatim, përfshirë tanket më moderne, duke thënë se “nevoja për to është shumë e madhe”. /Rel

Lexo edhe

SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine
RAJONI & BOTA

SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine

February 2, 2023
Arkeologët zbuluan një tavernë 5000-vjeçare me ushqime të mbetura në Irak
RAJONI & BOTA

Arkeologët zbuluan një tavernë 5000-vjeçare me ushqime të mbetura në Irak

February 2, 2023
Regjisori iranian hyn në grevë urie në shenjë proteste ndaj veprimeve çnjerëzore
RAJONI & BOTA

Regjisori iranian hyn në grevë urie në shenjë proteste ndaj veprimeve çnjerëzore

February 2, 2023
Serwer i reagon Cholletit për takimin me Daçiqin: Vetë-mashtrimi s’është politikë e jashtme e mirë
RAJONI & BOTA

Serwer i reagon Cholletit për takimin me Daçiqin: Vetë-mashtrimi s’është politikë e jashtme e mirë

February 2, 2023
Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet
RAJONI & BOTA

Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

February 2, 2023
Delegacioni i nivelit të lartë të BE-së arrin në Kiev për Samitin e përbashkët
RAJONI & BOTA

Delegacioni i nivelit të lartë të BE-së arrin në Kiev për Samitin e përbashkët

February 2, 2023
SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine
RAJONI & BOTA

SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Filipine

by prestigji.com
February 2, 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të rrisin praninë ushtarake amerikane në Filipine. Forcave amerikane iu dha akses...

Read more
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
Greenwood lirohet nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë

Greenwood lirohet nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë

February 2, 2023
Arkeologët zbuluan një tavernë 5000-vjeçare me ushqime të mbetura në Irak

Arkeologët zbuluan një tavernë 5000-vjeçare me ushqime të mbetura në Irak

February 2, 2023
Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)

Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)

February 2, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com