28-vjeçari Edi Villalobos u dërgua në një gjykatë në Washington, për seancën e tij të radhës, pasi dyshohet për vrasje me thikë të një 33-vjeçari.
Megjithatë, brenda hapësirave të gjykatës, sapo atij iu liruan duart dhe këmbët, ai e pa një mundësi për t’u arratisur, çka edhe e bëri.
Ai iku shpejt nga salla e seancës, duke kaluar korridoret dhe përfundimisht duke u larguar nga objekti i gjykatës.
Megjithatë, i njëjti u gjet sërish, pas dy orësh kërkimi, duke u munduar të fshihej në një banesë të boshatisur.
Tani, përveç padisë për vrasje, ai do përballet me padi të reja, që lidhen me tentimin e tij për të ikur.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.