Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

ShBA i bën thirrje Kinës ta bind Rusinë ta ndalojë luftën

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, i ka bërë thirrje Kinës që të ndihmojë në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në një fjalim në Uashington më 13 prill, Yellen tha se shpreson se Kina do të bëjë diçka pozitive nga “marrëdhëniet speciale” të afirmuara së fundmi me Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës dhe tha pozita e Pekinit në botë do të pësojë nëse dështon të bëjë një gjë të tillë.

“Qëndrimi i botës ndaj Kinës dhe gatishmëria e saj për të përqafuar integrimin e mëtejshëm ekonomik mund të ndikohet nga reagimi i Kinës ndaj thirrjes sonë për veprim të vendosur ndaj Rusisë”, tha Yellen.

Yellen theksoi gjithashtu se administrata Biden është e vendosur në angazhimin e saj për të kërkuar llogari nga Rusia për “sjelljen e saj të tmerrshme” dhe shkeljet e saj të ligjit ndërkombëtar, duke paralajmëruar se ata që kërkojnë të minojnë sanksionet perëndimore përballen me pasoja.

“Koalicioni i unifikuar nuk do të jetë indiferent ndaj veprimeve që minojnë sanksionet që kemi vendosur”, tha ajo.

Qasja shumëpalëshe e Biden i ka mundësuar Grupit të Shtatë ekonomive të përparuara të imponojë kosto të konsiderueshme ndaj Rusisë, tha Yellen, duke e bërë të qartë se vendet e G7 vepruan në emër të një rendi global të bazuar në rregulla që mbron paqen dhe prosperitetin.

Derisa presidenti rus Vladimir Putin t’i japë fund “luftës së tij të tmerrshme”, ajo tha se administrata e Biden do të punojë me partnerët e saj për ta shtyrë Rusinë më tej drejt izolimit ekonomik, financiar dhe strategjik.

“Kremlini do të detyrohet të zgjedhë midis mbështetjes së ekonomisë së tij dhe financimit të vazhdimit të luftës brutale të Putinit”, tha Yellen.

Fjalimi i Yellen vjen derisa Uashingtoni dhe aleatët kërkojnë të bëjnë presion ndaj Indisë, Kinës dhe vendeve të tjera që të marrin një qëndrim të qartë kundër Rusisë.

Sekretari i Thesarit i ShBA-së pranoi gjithashtu se lufta ka rritur ndjeshëm çmimet e ushqimit, energjisë dhe disa metaleve.

Lexo edhe

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve
RAJONI & BOTA

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve

June 30, 2022
Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s
RAJONI & BOTA

Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s

June 30, 2022
Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë
RAJONI & BOTA

Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë

June 30, 2022
Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi
RAJONI & BOTA

Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi

June 30, 2022
Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York
RAJONI & BOTA

Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York

June 30, 2022
Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi
RAJONI & BOTA

Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi

June 30, 2022
Osmani pas fitores së Akilit dhe Laurës: Çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit
Lajme

Osmani: Ajo që ShBA-ja ka bërë për Kosovën shkon përtej çdo partneriteti të njohur në botë

by prestigji.com
July 1, 2022
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë popullin amerikan në 246-vjetorin e pavarësisë, posaçërisht ata që shërbejnë në...

Read more
​Ambasadori Hovenier: Mbetemi të palëkundur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

​Ambasadori Hovenier: Mbetemi të palëkundur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

July 1, 2022
Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

July 1, 2022
Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë

Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë

July 1, 2022
Osmani vjen me një deklaratë për Asociacionin – kjo është porosia e saj

Anëtarësimi i Kosovës në NATO përtej shkaqeve të sigurisë

July 1, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com