Xehetari Shaip Latifi paralajmëroi se me anë të një projekti që është duke punuar tash e sa vite mbi të, po bëhet gati për hapjen e një miniere të re në Kosovë, por për të cilën nuk po ka përkrahje.
Këto komente, ai i bëri në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova.
“E kemi siguruar fondin, diku 33 milionë euro janë gati, na kanë premtuar edhe 70 milionë. Njerëz të fortë na përkrahin, por një pëlqim nga Qeveria s’mund ta marrim qe dy vite, as nga të tjerat qeveri se qe 10 vite jemi ne”, tha Latifi.
Ai gjithashtu tha se kërkesën për një licencë për këtë minierë ia kanë parashtruar Qeverisë Haradinaj, Qeverisë Kurti 1, LDK-së e së fundmi edhe Qeverisë Kurti 2. /Klankosova.tv
Se çfarë përgjigje ka marr nga ta, mund ta dëgjoni videon në vijim:
Emisioni i plotë:
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber