Eksperti i njohur i xehetarisë, Shaip Latifi i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ka folur për rëndësinë e xehetarisë në Kosovë, duke i theksuar fitimet që mund të na vijnë prej kësaj fushe.
Ai tha se pas Luftës së Dytë Botërore, “Trepça” kishte vendin e parë në ish-Jugosllavi për eksport, ku me vonë ra në vendin e dytë dhe pastaj në të 80-tat edhe në vendin e tretë.
“Trepça i ka eksportuar diku rreth 120 mijë ton plumb, diku 90 mijë ton zink, 150 ton argjend, mbi 360 kilogram ari, do të thotë ka qenë fuqi. Eh tash, kur në atë ish-Jugosllavi ka ra në vendin e tretë me eksport, çka kishte me bë Kosova sot sikur ta kishte? S’po them një Trepçë të asaj fuqie që ka qenë atëherë, por gjysmën e saj. Çka kishte me qenë një Kosovë që kishte me realizu të hyra diku afër 1 miliard euro?”, tha Latifi.
Latifi pati kritika të ashpra edhe për eliminimin e Ministrisë së Xehetarisë, duke u shprehur se ende ekziston mundësia që të aktivizohet xehetaria në Kosovë, e cila sipas Latifit do të ishte shtylla kryesore për ekonominë e vendit duke i llogaritur fitimet që do të vinin prej saj. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Video në vazhdim:
Emisioni i plotë: